×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e V. paralajmëron masa të reja për mbrojtje nga COVID-19

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave të reja për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, përfshirë: mbajtjen e maskave në ambiente të hapura, forcimin e kontrolleve në lokalet me më shumë klientë, kufizimin e numrit të udhëtarëve në transportin urban, si dhe vendosjen e gjobave më të larta për ata që nuk i respektojnë rekomandimet kryesore të institucioneve shëndetësore.

    Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se të dhënat e 14 ditëve të fundit tregojnë se në 100,000 banorë trajektorja e pandemisë ka arritur në 79,2%, ndërkohë që në shtetet e tjera kjo mesatare është 76% .

    “Sikur në të gjitha vendet tjera, edhe te ne ka rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Qytetarët kanë harruar rëndësinë e respektimit të masave dhe pasojat me të cilat përballemi të gjithë. Vera është pas nesh dhe me të përfundon periudha e qëndrueshme. Rreziku që sjell vjeshta është një alarm serioz që ne duhet të vazhdojmë të veprojmë për të mbrojtur sistemin shëndetësor”, tha Filipçe.

    Sipas tij, festimet familjare, dasmat – edhe pse të ndaluara – dhe relaksimi i qytetarëve gjatë verës janë arsyet kryesore që kanë çuar në përkeqësimin e situatës me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dhe rritjen e numrit të viktimave dhe të të infektuarve.

    “Ne do t’i forcojmë masat dhe kontrollet dhe ju bëj thirrje ta kuptoni mesazhin se situata është shumë serioze”, tha Filipçe.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë viktima dhe 88 raste të reja me koronavirus, ndërsa 135 persona janë shëruar.

    Gjithsej janë testuar 1,618 mostra.

    Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar gjithsej 16,867 persona me COVID-19.

    Prej tyre, 14,084 persona janë shëruar, 705 kanë vdekur, ndërsa 2,078 raste janë ende aktive.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.