Nga 450 testime të kryera në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 11 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vdekur tre persona.
Ndërsa, shifra më e lartë u shënua tek të shëruarit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 95 pacientë të shëruar në Maqedoninë e Veriut.
Të infektuar kanë mbetur ende 2581 persona.