Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kritikuar raportimet për mungesë ushqimi në FSK, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të nxitura nga shërbime dashakeqe.
Maqedonci ka komentuar raportimet e mediave ditëve të kaluara për mungesë të ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Brenda vendit mund të kemi ende faktorë që kanë lidhjet e tyre jashtë Kosovës. Më saktësisht kemi pasur raste kur janë identifikuar edhe persona të cilët vazhdojnë të punojnë edhe për shërbime të huaja. Dhe ato dashakeqe për vendin tonë . Është ushqyer si lajm nga shërbimet dashakeqëse, është rritur, formësuar në mënyrë të krijojë pasiguri. Pa u marrë parasysh deklaratat zyrtare, të cilat janë nga i gjithë stafi i ministrisë”, ka shtuar ministri Maqedonci.