×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci pret delegacionin e Gardës së IOWA-s, kërkon të thellohet bashkëpunimi me FSK-në

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin pritën në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOËA-s të ShBA-së të kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës së IOWA-s, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOËA-s, Gjeneralbrigade Samenus.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në fjalën e tij hyrëse falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në, dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.

    “Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndroj për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve për periudhën trevjeçare duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti”.

    “Thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyçe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka shkruar Maqedonci.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Policia ka marrë masa  ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Në njoftimin e lëshuar thuhet se kundërvajtësit janë hasur në...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot Kuvendi i kësaj komune ka votuar Buxhetin e Mitrovicës së Jugut...
    Front TV23 Shtator 2024
    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban, kanë lëshuar në qarkullim një autobus të linjës 4, si...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Kandidatët të cilët kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës, sot kanë pranuar certifikatat nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Haxhiu, në fjalën e...
    Front TV23 Shtator 2024
    Shefi e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar që të shkarkohet bordi i RTK-së,...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së mediave. Por sfidë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav. “Ministrja e Drejtësisë, Albulena...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nderuar me medalje këngëtarin, Mehedin Përgjegjaj, i njohur si Meda. “Pata...
    Lajme23 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën në Kosovë, duke e akuzuar atë se ofron vetëm frikë dhe paide,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.