×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci në Zagreb për bashkëpunim ushtarak me Kroacinë, Anushiq: Mbështetje qind për qind për Kosovën

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq e ka pritur sot në Zagreb ministrin kosovar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ata diskutuan për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Europën Juglindore dhe sfidat globale të sigurisë, raporton televizioni publik kroat, HRT.

    “Vazhdimi i mëtutjeshëm i politikës sonë është përkrahje e plotë, mbështetje qind për qind për Kosovën në integrimet europiano-atlantike, hyrjen e Kosovës në Bashkimin Europian dhe në NATO”, tha Anushiq.

    “Rrënjët e miqësisë sonë shkojnë shumë larg. Ne ngrihemi për gjithçka që nevojitet sot, veçanërisht kur bëhet fjalë për vlerat universale njerëzore”, tha ndërkaq Maqedonci.

    Në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Anushiq foli për bashkëpunim ushtarak, politik e ekonomik me Kosovën, ndërsa njoftoi se me Maqedoncin nënshkruan një marrëveshje për trajnimin e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kolegjin Ushtarak “Dr. Franjo Tuxhman”, duke shtuar se kjo “nuk është asgjë e re”, përcjell Gazeta Express.

    “Tashmë kemi bashkëpunuar për këtë plan dhe sigurisht do të vazhdojmë. Mund të theksojmë se deri më sot 70 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar studimet pasuniversitare në Akademinë Ushtarake Kroate”, tha Anushiq. Ministri kroat theksoi “ngjashmërinë e fatit dhe të kaluarës” të dy vendeve, si dhe “lidhjen miqësore mes popujve tanë dhe mirëkuptimin e Kroacisë për situatën në Kosovë”.

    “Për shkak se edhe vetë Kroacia ka kaluar nëpër një proces të ngjashëm para 30 vitesh, ne jemi të vetëdijshëm dhe të obliguar që ta ndihmojmë Kosovën dhe popullin kosovar në synimet e tyre dhe integrimet euroatlantike”, tha Anushiq.

    Maqedonci tha se Anushiq e ka treguar veten si “mik i sinqertë dhe i vërtetë i Kosovës”, i cili i jep mbështetje të fortë “jo vetëm Kosovës si shtet, por edhe popullit të Kosovës”.

    “Populli i Kosovës e vlerëson vërtet atë që po bën Kroacia. Ne i jemi mirënjohës që nga fillimi gjatë luftës në Kosovë, por edhe më vonë, përmes njohjes së Kroacisë deri më sot”, tha ai.

    Maqedonci shtoi se mbështetja politike dhe diplomatike nga Kroacia është shumë e rëndësishme për Kosovën, “por edhe prania e forcave kroate si pjesë e KFOR-it në Kosovë”.

    “Ne u pajtuam sot se duhet t’i thellojmë marrëdhëniet tona, ta forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Sa i përket Kosovës, Kroacia është një partner strategjik në rajon”, tha Maqedonci.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga ngjarjet në Bejrut. Në një postim në...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.