×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: Kosova do të ketë rol kyç në ‘Defender Europe 2025’

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë jo vetëm vend pritës, por edhe qendër e komandës ushtarake amerikane për Ballkanin Perëndimor.

    Ai tha se në këtë edicion të ushtrimit të madh ushtarak, Kosova do të luajë një rol të zgjeruar, duke përfshirë pjesëmarrjen me njësi ushtarake dhe pritjen e një komande të lartë ushtarake amerikane.

    “Edhe më shumë dhe edhe më e involvuar se në Defender Europe 23, Kosova në Defender Europe 25 do të jetë jo vetëm vend pritës dhe pjesëmarrëse me njësi ushtarake, por edhe vendi ku do të vendoset një komandë e lartë ushtarake amerikane, nga e cila do të udhëhiqen të gjitha trajnimet në Ballkanin Perëndimor”, tha Maqedonci në emisionin CONTEXT në ATV.

    Sipas tij, kjo është hera e parë që një komandë e tillë ushtarake do të vendoset në Kosovë, duke e bërë vendin një qendër strategjike për operacionet e Defender Europe 2025.

    “Për herë të parë, Kosova do të jetë jo vetëm vend pritës, siç ka qenë në Defender Europe 21 dhe 23, por edhe selia e një komande të lartë ushtarake, e cila do të udhëheqë operacionet nga bazat tona ushtarake”, u shpreh Maqedonci.

    Deklaratën e plotë të Ejup Maqedoncit:

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Policia në Kaçanik ditën e djeshme në rrugën “Doganaj” gjatë kontrollit të një veture të tipit “Golf”, nën ulëset e pasme kanë...
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një...
    Vip23 Mars 2025
    Edhe pak jave kanë mbetur që ‘Big Brother VIP Albania’ të shkoj drejt gjysmë finales, numri i banoreve është duke u pakësuar...
    Lajme23 Mars 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Lajme23 Mars 2025
    Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.