Përmes një postimi, Maqedonci ka bërë të ditur se pjesëtarët e FSK-së, studentë të vitit të dytë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, janë zhvendour në Zall-Herr, për zhvillimin e programit programit ekstrakurrikular në alpinizëm
“Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, studentë të vitit të dytë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë zhvendosur në Zall-Herr për zhvillimin e programit ekstrakurrikular në alpinizëm, për të praktikuar teknikat të ndryshme të zbritjes nga kulla e famshme e alpinizmit në Regjimentin e Operacioneve Speciale. Kosova përditë e më shumë po rritë bashkëpunimin me Shqipërinë veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Si një komb krah për krah njëri tjetrit do të jemi gjithmonë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.