×
  • Lajme
  • Lajme

    Maqedonci: FSK-ja në hap me planin për transformim në ushtri, kemi arritur numrin e paraparë të ushtarëve

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se janë në rrugë të duhur për ta përmbushur planin dhjetëvjeçar të tranzicionit të FSK-së. Sipas tij, ky plan është paraparë të arrihej në vitin 2028 por që katër vite më herët kanë arritur t’i kenë pesë mijë pjesëtarëve aktiv dhe tre mijë pjesëtarëve rezervë.

    Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, disa nga përgjegjësitë e reja të FSK-së do të përfshinin ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial, ofrimin e mbështetjes ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, ministri Maqedonci ka thënë se ky sukses është arritur falë mbështetjes së Qeverisë, ndërsa anash ka thënë se nuk kanë mbetur as me sisteme moderne të armatimit. Sipas tij, ato janë me standarde të NATO-s.

    “Akademia jonë ka nxjerr kadet të aftë për të drejtuar jo vetëm operacione luftarake por edhe për të drejtuar aspektin e sigurisë të përgjithshme. Gjithmonë ardhja e kadetëve si oficer në Forcën e Sigurisë së Kosovës, është një gjenerim, i jep gjallëri, energji të re dhe jep mundësi të re forcës që të zhvillohet në drejtim të arritjes së objektivave tona shtetërore. Ne me plane gjithëpërfshirës të tranzicionit e kemi pasur të planifikuar që ta përmbushim këtë numër në vitin 2028, pra numri prej pesë mijë pjesëtarëve aktiv dhe tre mijë pjesëtarëve rezervë, mirëpo falë mbështetjes së vazhdueshme që kemi pasur nga kryeministri Kurti dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me buxhet shtesë por edhe me rritje buxheti ne kemi arritur që të kemi arritur që këtë numër qysh në këtë fazë që ta kalojmë mbi katër mijë pjesëtar aktiv dhe gjithashtu që furnizojmë forcën me sisteme moderne të armatimit të cilat janë sipas standardëve të NATO-s dhe që janë normalisht pjesë inventarë të FSK-së, për të kryer detyrën kyçe të saj që është mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.

    Ministri ka folur edhe për kërkesat e shumta të qytetarëve për tu bashkuar me Ushtrinë e Kosovës. Ka thënë se shërbimi ndaj atdheut është gjëja më e shenjtë.

    “Gjithmonë ka pasur interes dhe vazhdon të ketë interes nga qytetarët, pra nga të rinjtë për t’iu bashkangjitur FSK-së, si në aspektin e ndjekjes së programeve akademike por edhe në aspektin e bashkëngjitjes si pjesëtar ushtarë i FSK-së. Mesazhi im për të rinjtë është që të guxojnë që ta aplikojnë për të qenë kadetë të FSK-së, për të qenë oficer. Gjithmonë shërbimi ndaj atdheut është gjëja më e shenjtë që një njeri mund të jep në raport jo vetëm me atdheun por edhe me familjen dhe vetën e tij”, u shpreh ministri.

     

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Profesori universitar Ibrahim Gashi thotë për “Front Online” se Kosova ka numër të konsiderueshëm të misioneve diplomatike por që duhet të fokusohet...
    Lajme01 Korrik 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ngushëlluar mbarë popullin shqiptar për humbjen e poetit, Ismail Kadare. Përmes një postimi në Facebook, Bislimi...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar për vdekjen e emblemës së letërsisë, Ismail Kadaresë. Haradinaj thotë se...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e gjobave të trafikut për 24 orët e fundit. Gjithsej janë regjistruar 1 mijë e 324...
    Lajme01 Korrik 2024
    Mediat botërore po shkruajnë për vdekjen e njërit ndër shkrimtarët më të mëdhenj të kombit shqiptar, Ismail Kadarenë. Ndër mediat që veçohen...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se anija e romaneve të Ismail Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota...
    Sport01 Korrik 2024
    Skuadrat evropiane kanë filluar të zbulojnë fanellat për sezonin e ri. Manchester United është skuadra e radhës që ka zbuluar fanellat për...
    Sport01 Korrik 2024
    Futbollisti i Monaco-s, Youssouf Fofana raportohet se është synim i klubit të madh italian, AC Milan. ‘Rossonerët’ tashmë janë në ndërtim të...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Koreja e Veriut testoi të hënën dy raketa balistike, porse njëra prej tyre mund të ketë fluturuar në mënyrë jonormale, tha ushtria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.