×
  • Lajme
  • Lajme

    Manxhuka: Opozita ka kërkuar zgjedhje me kushtin që ato mos të mbahen

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka për “Front Online” thotë se VV janë të gatshëm për zgjedhje dhe për të gjetur stinën më të përshtatshme për t’i mbajtur ato.

    “Që nga marrja e mandatit tone qeverisës opozita në vazhdimësi e ka pasur gojën plotë me fjalën “zgjedhje”. Tash kur praktikisht hymë në 6 mujorin e fundit të mandatit qeverisës ne ishim të gatshëm të bisedonim për zgjedhje e për të gjetur stinën më të përshtatshme për atë proces”, tha ai.

    Zëdhënësi i LVV-së thotë se opozita kërkoi të mbahen zgjedhjet por me kusht që ato të mos mbahen, masi kur diskutimi u bë konkret ata u larguan.

    “Kësisoj, ne ishim dhe vazhdojmë të jemi të gatshëm për zgjedhje por siç keni vënë re opozita prej asaj kohe më nuk i përmend ato. Duket që opozita ka kërkuar zgjedhje me kushtin që ato mos të mbahen, kur diskutimi u bë konkret ata u larguan”, 
    potencoi tutje.

    Manxhuka tha se ata publikisht i kanë shprehur qëndrimet e tyre për zgjedhje, duke thënë se janë të gatshëm për zgjedhje dhe qeverisje.

    “Theksojmë, ne jemi të gatshëm edhe për zgjedhje edhe për qeverisje. Nuk është çështje burimesh sepse ne kemi dhënë qëndrimet tona publikisht”, tha Maxhuka për Front Online.

    Zgjedhje në tetor? Pozita thotë se mund të mbahen qysh nesër, opozita kërkon dorëheqjen e Kurtit

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë është rritur në 1,839,112 në gjysmën e parë të...
    Lajme08 Korrik 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, e konsideron alarm serioz arratisjen e një të dënuari nga Qendra Korrektuese e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Profesori Valon Myrtezaj ka thënë se nuk pritet që “Fronti i Ri” që është në tashmë është në krye të Francës, të...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Ditë më parë Ministri i infrastrukturës Librun Aliu në një postim në facebook tha se punimet në rrugën Prishtinë -Podujevë po avancojnë,...
    Lajme08 Korrik 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile, nga sot, ka filluar të punojë me orar të zgjatur nga 0ra...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla nënshkruan protokollin për kontroll të...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Për më shumë se 50 vjet, sa herë që Franca zhvillonte zgjedhje parlamentare, votuesit do të dinin të nesërmen në mëngjes se...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur rreth arratisjes së Faton Hajrizit nga burgu i Smrekovnicës së Vushtrrisë....
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Presidenti i Liberisë, Joseph Boakai ka njoftuar se do të ulë pagën e tij për 40 për qind. Zyra e tij tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.