×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City triumfon ndaj Leicesterit, titulli kampion më pranë

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Manchester City “vrapon” drejt titullit kampion dhe duket i vendosur të mbyllë sa më shpejt llogaritë, pasi ka marrë një tjetër fitore, këtë herë me shifrat 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Leicester.

    Pjesa e parë ishte me një ritëm më të ulët sesa pritej, dhe “citizens” kërcënuan dy herë me De Bruyne nga goditja e dënimit dhe Mahrez në një zbritje të shpejtë, por në të dy rastet Schmeichel bëri mirë detyrën e tij.

    Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte sulmuesi anglez Jamie Vardy që arriti të dërgojë topin në rrjetë, por anësori ndali festën, duke akorduar një pozicion jashtë loje, ndërsa vendimi i tij u konfirmua në heshtje edhe nga VAR-i.

    Sfida u zhbllokua në minutën e 58’, kur mbrojtësi francez Benjamin Mendy, i ndodhur në vendin e duhur brenda zonës së rreptësisë, lëshoi një gjuajtje të menjëhershme me të djathtën dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së Schmeichel.

    Më pas trajneri Guardiola hodhi në fushë edhe anglezin Sterling, që në minutën e 74-t shërbeu saktë për brazilianin Gabriel Jesus, i cili mposhti për herë të dytë portierin e Leicester dhe vulosi suksesin për “citizens”.

    Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Manchester City u ngjit në kuotën e 74 pikëve, plot 17 më tepër se United i vendit të dytë, ndërsa Leicester mbetet në vendin e tretë me 56 pikë që i japin komoditet për ruajtjen e një vendi në zonën Champions./SS/

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Sport11 Maj 2024
    Orges Arifi është shpallur nënkampion i Evropës. Federata Shqiptare e Karatesë ka thwnw se ky sukses i jashtëzakonshëm përfaqëson një arritje të...
    Sport11 Maj 2024
    Asgjë e re në Kroaci, Dinamo Zagrebi është kampion i sezonit, duke treguar edhe njëherë tjetër forcën dhe dominimin në futbollin kroat....
    Sport11 Maj 2024
    Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me...
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë këtyre ditëve në Paris, Francë është mbajtur Festivali “ Etolies De Paris” ku kanë marrë pjesë një grup i nxënësve nga...
    Lajme11 Maj 2024
    Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2024” në Gjakovë dhe në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Ali Hasi, janë përkujtuar...
    Vip11 Maj 2024
    Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në...
    Lajme11 Maj 2024
    Lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që...
    Bota/Rajoni11 Maj 2024
    Më shumë se 150 mijë njerëz janë larguar tani nga qyteti Rafah, që nga marrja e paralajmërimeve të hënën nga Forcat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.