×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mamografi falas në çdo kohë”, Kurti: Brenda muajit hyn në fuqi rregullorja e re për çmimet e shërbimeve shëndetësore

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues, i organizuar nga Ministria e Arsimit.

    Në komunikatën e dërguar për media bëhet e ditur se para punonjësve arsimorë në ambientet e Fakultetit Teknik, Kurti tha se sot shëndeti ngërthen jo vetëm aspektin fizik, por edhe atë mendor, emocional, shpirtëror dhe intelektual, prandaj edhe mirëqenia e tërësishme e njeriut i gërsheton të gjitha këto aspekte. Ai fillon me informim e dije dhe vazhdon me trajtim e shërim.

    “Në trajtimin e kësaj sëmundjeje, Qeveria jonë ka ofruar mbështetje të pakursyer. Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi rregullorja e re për çmimet e shërbimeve shëndetësore, ku mamografia do të ofrohet falas në çdo kohë. Ky vendim do të vijë në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”, tha kryeministri, duke shtuar se ky është një tregues i përkushtimit tonë si Qeveri për mbrojtjen e shëndetit të popullatës sonë.

    Duke përmendur aktivitetet e shumta, që organizohen në kuadër të këtij muaji sensibilizues, kryeministri Kurti tha se mamografi mobil ofron mundësi për të gjithë për t’u kontrolluar. Ai lëviz edhe në pjesën e veriut të Mitrovicës, në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, si dhe në komuna të tjera ku mungon mamografi statik.

    “Për herë të parë në shëndetësinë publike ofrohet falas rikonstruktimi i gjirit, një procedurë që në sektorin privat kushton prej 3000 deri në 5000 euro. Numri i grave që e kanë kryer këtë procedurë ka shënuar rritje të konsiderueshme në këto katër vitet e fundit: në vitin 2021 kanë qenë 4 intervenime me proteza nga donacionet, në vitin 2022, 12 intervenime, sërish me proteza nga donacionet, në vitin 2023, 51 intervenime mbështetur nga Qeveria, ndërkaq, deri tash që po flasim, në vitin 2024, 63 intervenime mbështetur nga Qeveria.” tha kryeministri.

    Që fushatat ndërgjegjësuese kanë pasur sukses të madh, Kurti përmendi faktin që në tri vitet e fundit, ka pasur rritje të ndjeshme të zbulimit të hershëm të këtij lloji të kancerit, ku aktualisht 52% e grave diagnostikohen në stad të hershëm.

    “Mirëqenia e gjithmbarshme e qytetareve dhe qytetarëve tanë është objektivi ynë për të cilën punojmë pa u ndalur, fort e drejt. Ne, si Qeveri, na keni përherë në krah dhe pranë jush, në çdo kohë dhe formë të mundshme.” përfundoi fjalën e tij kryeministri.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Me të shkuar para RTK-së , opozita ka vendosur kapela në rrethojat e objektit. E gjitha kjo ndodhi pasi Radio Televizioni i Kosovës...
    Lajme16 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tre personave: A.H., E.M., dhe B.A., për shkak të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetët e partive opozitare në Kosovës ia kanë mësyrë objektit të Radio Televizionit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie që seanca e sotme...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin kombëtar, Adrian Krasniqi në 27-vjetorin e përjetësimit. Përmes një...
    Lajme16 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tetë muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin, Lazar Dejanoviq. Ky i...
    Lifestyle16 Tetor 2024
    Vitaminat dhe mineralet janë vlera ushqyese esenciale për shëndetin e njeriut në përgjithësi. Përderisa ka shumë raste të shpeshta që paraqiten mungesa...
    Opinione16 Tetor 2024
    Shkruan Kenan Malik: “Izraeli nuk po pushton Libanin, por po e çliron atë”. Kështu deklaroi filozofi më i njohur liberal francez, Bernard-Henri...
    Vip16 Tetor 2024
    Heidi dhe Romeo, kanë vendosur të qëndrojnë të tërhequr sa i takon marrëdhënies së tyre duke mos treguar asnjë detaj për fansat...
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.