×
  • Lajme
  • Lajme

    Malisheva kundërshton kategorizimin në “zonën e verdhë”

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Shtabi Emergjent Komunal në Malishevë, pas shqyrtimi të situatës me Covid-19 dhe grumbullimit të të dhënave të sakta për numrin e infektimeve gjatë javës së kaluar, konsideron se kategorizimi i Komunës së Malishevës, në zonën e “verdhë” apo zonën me rrezikshmëri mesatare, është gabim në shifra nga ana e IKSHPK-së.

    Sipas një komunikate të komunës, për këtë gabim në pasditen e vonshme të ditë së djeshme, janë njoftuar edhe IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, por ata nuk kanë reaguar për rregullimin e këtij gabimi.

    “Gjatë javës së kaluar, në Komunën e Malishevës, janë regjistruar 38 raste me covid-19, dhe jo 45 siç i ka paraqitur IKSHPK. Të gjithë raste janë të konfirmuara nga shtabi komunal në Malishevë. Në rezultatet javës së kaluar, IKSHPK, në disa raste rastet e ritestimeve, duke i regjistruar si raste të reja. Madje ka raste kur edhe personat nga komunat tjera i ka regjistruar si raste në Malishevë, në së paku tri raste. Gjatë javës, kemi raste kur pas publikimeve, vet instituti i ka konfirmuar gabimet. Të gjitha këto janë të dëshmuara dhe për të gjitha janë të informuar edhe IKSHPK, edhe Ministria e Shëndetësisë, por prapë nuk kanë reaguar”.

    “Shtabi Komunal Emergjent në Malishevë, e vlerëson si të dëmshëm këtë kategorizim, pasi si pasojë e gabimeve, pësojnë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe komuniteti i biznesit. Gabimet janë njerëzore dhe të kuptueshme, por edhe reagimi dhe përmirësimi i gabimeve është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm. Kërkojmë edhe publikisht nga Ministria e Shëndetësisë që Malishevën ta kthej në kategorinë me rrezikshmëri të ulët të përhapjes së virusit, apo në zonën e gjelbër”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.