×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Mbulesa nuk përbën kërcënim për askënd që t’i mohohet e drejta për arsim

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka mbajtur sot konferencë për media para ministrisë së Arsimit, për faktin se një nxënëse 18-vjeçare, u largua nga shkolla në Pejë shkaku i bartjes së mbulesës.

    Maliqi thotë se një vajzë me shami nuk përbën kërcënim për askënd, që t’i mohohet e drejta e arsimit

    “Jemi në javën e katër që 18-vjeçarja nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë ka mbetur në shtëpi, pasi ajo u largua nga shkolla më 2 shtator, për shkak të bartjes së shamisë. Ky largim u bë pa ndonjë vendim zyrtar. Një vajzë me mbulesë nuk e kërcënon Pejën e asnjë person tjetër”, tha Maliqi.

    Tutje ai thotë se këto ballafaqime janë që nga viti 2010, dhe kërkon nga shteti një demokraci më të avancuar.

    “Që nga viti 2010 kemi qenë të ballafaquar me pasojat e ndalimit të bartjes së uniformës fetare në shkolla. Një ndalesë që buron nga një udhëzim administrativ i ministrisë së Arsimit. Ky udhëzim më shumë ka shkaktuar huti dhe kunfuzion sesa ndihmë.  Ky udhëzim, pavarësisht qëllimit të tij, ka dëmtuar të drejtat e njeriut në Kosovë. Ne e respektojmë këtë udhëzim, sepse këtë shtet kemi, por duam një demokraci më të avancuar sesa kjo që e kemi”, u shpreh ai.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Demush Krasniqi tha se ka porosi nga miqtë dhe shokët e tij që t’i përshëndeste...
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti u takua dje me përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Venecia të Italisë. Në bashkëbisedimin e tyre, u...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, ministrin e tanishëm të Financave, Hekuran Muratin, dhe deputetin Armend Muja. Bajrami...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Eksperti i  sigurisë  Drizan Shala, u deklarua  për Front Online  lidhur me postimin e Ministrit Maqedonci ku u shpreh se  kërkesat e...
    Lajme23 Shtator 2024
    Nuk janë të rralla rastet e dhunës në familje në vendin tonë. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar katër...
    Lajme23 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar në të gjitha...
    Lajme23 Shtator 2024
    Janë arrestuar katër kosovarë në fshatin Shipol të Mitrovicës së Jugut, nën dyshimin se më 25 shtator të këtij viti, kanë tentuar...
    Lajme23 Shtator 2024
    Eksperti i ekonomisë , Safet Gerxhaliu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se  largimi i kosovarëve në...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ka vdekur Hava Jashari-Gashi, motra e heronjve Adem e Hamës Jasharit. Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.