×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi kritikon sloganin e VV-së: Diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Analisti Shkelzen Maliqi ka kritikuar sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Krejt dhe Drejt”, ku ka thënë se është herët ende pa u mbajtur zgjedhjet të pretendohet që VV-ja bashkë me Listën e Vjosa Osmanit përfaqësojnë të gjithë popullin. Ai shprehet se me këtë diskurs për synim propagandën si mjet totalitarë dhe shtypjen e opozitës.

    Postimi i plotë:

    “Edhe kur kanë qenë pjesë, njëra nga partitë jo mazhoritare të spektrit ose të tepsisë elektorale, LVV ka pretenduar se ajo përfaqëson drejt e krejt interesat e popullit, kjo sipas logjikes avangardiste bolsheviko leniniste. Tani që kanë avancuar më votën dhe me V. O. pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajt zgjedhjet, diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, po tash jo sipas modelit leninist, ai është bërë demode sepse populli I Kosovës nuk ka treguar zell revolucionar, por paraqitet si amalgam a çorbë e ngjashme me “ideologjitë” e praktikat e sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste (Drejt si referencë për Parti e drejtësisë)  dhe putiniste  (Krejt si pushtim totalitar dhe ngulfatje e çdo opozitë), kuptohet tani për tani në fillesat e zhvillimit… Tepsia e elektoratit ende nuk është pushtuar, ka votues që ende e prishin lojën që nuk janë më “Krejt popullin”. Këtij pretendimi se pjesa e tepsisë është Krejt Tepsia nuk i kanë shpetuar as LDK ja e viteve 90, e as partitë tjera kur veten e paraqitnin si zërin autentik të popullit, e të tjerët si forca antipopullore e tradhtar…

    Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit…”

    Lëvizja Vetëvendosje, dje ka prezantuar sloganin e zgjedhjeve të parlamentare të 14 shkurtit.

     

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.