×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Makina e parë ushtarake shqiptare, “Shota” prezantohet në Panairin e Parisit

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota”.

    Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota. Ky konsiderohet një moment i rëndësishëm nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

    “Prezantohet në panairin EUROSATORY në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare Shota. Një moment i rëndësishëm që shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar dhe përfaqëson një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes”, ka shkruar Peleshi.

    Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë. Qëllimi i krijimit të kësaj makine është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm.

    Në panairin EUROSATORY në Paris marrin pjesë delegacione nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues nga SHBA dhe NATO dhe do të zgjasë nga data 17 deri në 21 qershor.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në deklarimin e tij për media para se të nisë takimet në kuadër të dialogut...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Nga 1 korriku rriten pagat për punonjësit e administratës shtetërore publike në Shqipëri. Paga mesatare do të arrijë në 105 mijë lekë....
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër duke e luajtur të fortin në prag të takimit...
    Të tjera
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbërritur në ndërtesën e BE-së në Bruksel ku do të mbahet takimi me presidentin e Serbisë,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se gatishmëria e Serbisë për të bërë kompromise për Kosovën mund të nënkuptojë vetëm...
    Lajme26 Qershor 2024
    Arben Taravari, është zgjedhur ministër i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Ai vizitën e tij të parë zyrtare po e realizon në...
    Vip26 Qershor 2024
    Kristi Aliaj ka bërë një deklaratë të çuditshme së fundmi në një intervistë në MCN TV me Aulona Mustën. Ai shquhet për...
    Sport26 Qershor 2024
    Zvicra po përgatitet të përballet me Italinë e Spallettit, në sfidën e vlefshme për 1/8 e Kampionatit Europian, Gjermani 2024, të planifikuar...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër duke e luajtur të fortin në prag të takimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.