×
  • Vip
  • Vip

    Madonna zbulon se ka vuajtur nga dëmtimi i veshkave dhe mushkërive

    FrontOnline
    15 Nëntor 2023

    Madonna ndodhet në Paris, ndalesa e radhës në turneun e saj. Të martën ajo ka shijuar një shëtitje me djalin e saj 18-vjeçar David Banda teksa vazhdon koncertet e saj në kryeqytetin francez.

    Mbretëresha 65-vjeçare e popit nisi turneun e saj muajin e kaluar në Londër. Madonna luftoi për jetën e saj në Kujdesin Intensiv në qershor pasi vuante nga një infeksion bakterial. Problemet shëndetësore e detyruan të shtyjë fillimin e turneut të saj. Kështu i nisi koncertet nga Evropa.

    Në skenën në Accor Arena në Paris, Madonna më në fund zbuloi se pësoi dështim të mushkërive dhe veshkave. “Kam pasur një infeksion nga disa baktere që askush nuk i di. Dhe shkalla e vdekshmërisë është 40%”, tha ajo, sipas Sun.

    Duke përshkruar orët e vështira që kaloi, artistja u shpreh: “Isha në spital, në ICU. Mushkëritë nuk më punonin, nuk merrja frymë vetë. Veshkat po më dështonin. Kam pasur një infeksion me disa baktere që askush nuk i di. Dhe shkalla e vdekshmërisë është 40%.

    Kur u zgjova, pashë të gjithë fëmijët e mi rreth meje dhe thashë se kjo është ajo që do të më shpëtojë. Fëmijët e mi do të më shpëtojnë. Nuk jam unë ajo që i shpëtova. U ktheva në shtëpi nga spitali dy javë më vonë dhe askush nuk e dinte se kur do të shërohesha”./FrontOnline/

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Vip08 Tetor 2024
    Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me...
    Vip08 Tetor 2024
    Arbana Osmani, publikoi një fotografi ku shihet se ka filluar punë të re. Me shumë fleta e shkrime Arbana, shihet më e...
    Vip08 Tetor 2024
    Këngëtarja e famshme Beyonce po përballet me akuza nga ndjekësit e saj. E gjithë kjo vjen pasi e njëjta thuhet se kishte...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre.  Viktimat...
    Vip08 Tetor 2024
    Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion bastisje aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me ç’rast...
    Sport08 Tetor 2024
    Duket se i tejkaluan mospajtimet mes tyre. Futbollisti Edon Zhegrova dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u panë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.