×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macroni, Trumpi, dhe Zelensky takohen para rihapjes së Katedrales Notre-Dame

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2024

    Para ceremonisë së rihapjes së Katedrales Notre-Dame, presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim trilateral me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në Paris.

    Kjo një ditë që përziu madhështinë e ceremonisë me vëmendjen ndaj problemeve të rëndësishme globale.

    Ky takim trilateral i zhvilluar të shtunën erdhi pak pas një takimi dypalësh mes Trumpit dhe Macronit në Pallatin Elysee, raporton France24.com, transmeton Klankosova.tv.

    Të dy liderët e përshëndetën njëri-tjetrin me përqafime dhe shtrëngime duarsh disa herë në shkallët e Pallatit presidencial francez, ku Trumpi mori një nderim të plotë ushtarak.

    “Duket sikur bota po çmendet pak tani dhe ne do të flasim për këtë”, u tha Trumpi gazetarëve ndërsa përgatitej të ulej për bisedime me Macronin.

    Vizita e Trumpit në Francë ishte pjesë e një feste globale për rinisjen e Katedrales Notre-Dame pas pesë vitesh nga një zjarr shkatërrues.

    Ndërkohë, Macroni dhe liderë të tjerë evropianë po përpiqen të fitojnë favorin e Trumpit dhe ta bindin atë të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën në mbrojtje kundër pushtimit rus.

    Pavarësisht tensioneve mes të dyve gjatë mandatit të parë të Trump, ai lavdëroi marrëdhëniet me Macron, duke thënë: “Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, siç e di çdo njeri. Ne arritëm shumë”.

    Kur Trumpi mbërriti në rezidencën e presidentit francez, Macroni bëri përpjekje për të projektuar një imazh të marrëdhënieve të ngushta, duke pozuar për disa përshëndetje me dorë dhe përqafime.

    Trumpi e cilësoi këtë një “nder të madh” dhe foli për “marrëdhënien e shkëlqyer” që ata kanë.

    Një tapet i kuq i madh u shtrua po ashtu, ashtu siç bëhet zakonisht për mirëseardhjen e presidenteve të ShBA-së.

    Macron i tha Trumpit: “Është një nder i madh për popullin francez që t’ju presim për ceremoninë e ribashkimit të Notre-Dame, pesë vjet pas një zjarri të madh që shkatërroi këtë katedrale historike”.

    Presidenti francez tutje tha: “Ishte një solidaritet dhe reagim i menjëhershëm që nuk do ta harroj.”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Rreth 600 mijë shtetas nga Venezuela dhe më shumë se 230 mijë të tjerë nga El Salvadori që aktualisht jetojnë në Shtetet...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Princi Harry dhe Meghan u panë duke përqafuar banorët në Los Anxhelos pas zjarreve më të këqija që qyteti ka parë ndonjëherë....
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’ ka shpërthyer debati i nisur tash e disa ditë për ndarjen e çmimit të madh. Vullneti...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët kanë pyetur moderatorin Alaudin Hamiti se pse Gjesti nuk është në “Prime”. “Ku është Gjesti”, pyeti Xheneta. Alaudini i tha se...
    Vip10 Janar 2025
    Pas vendosjes në nominim kokë më kokë, tensionet mes Leo dhe Drilonit janë rritur ndjeshëm, duke kulmuar në një përplasje të ashpër...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Nait Hasani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se sonte ka takuar bashkëfshatarët dhe veteranët e UÇK-së të fshatit...
    Vip10 Janar 2025
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka thënë se është ndjerë keq pa praninë e Gjestit brenda shtëpisë. Ajo thotë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.