×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: S`kemi sulmuar as Nishin e as Beogradin, mbrojtëm shtëpitë tona

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Në vazhdim të debatit në RTK, Sami Lushtaku ka thënë se civilët serbë janë trajtuar si në luftë ashtu edhe pas luftë në mënyrë të dinjitetshme nga ushtarët e UÇK-së.

    Ai tha se ushtarët e Kosovës nuk kanë shkuar të kryejnë sulme as në Beograd e as në Nish, por ata e kanë mbrojtur vendin e vet dhe shtëpitë e veta.

    “Ne pas luftës kemi shkuar në ato fshatra ku ka pasur serbë dhe ju kemi thënë që mos të shqetësohen, sepse do të trajtohen si qytetar të Kosovës. Ju kemi thënë se ne nuk do të bëjmë gabime të njëjta sikur ka bërë Serbia”, tha ai.

    Ai tutje ka thënë se është problematike nëse dalin disa dëshimtarë dhe dëshmojnë, kurse në fund dalin të pafajshëm.

    “Dëshira më e madhe ka qenë që ta kemi një ushtri të paktën si të Shqipërisë, por ne kemi qenë ushtri e popullit. Ne kemi bashkëjetuar me vrasjen e civilëve. Kemi qenë në mesin e qytetarëve”, ka thënë Lushtaku.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme...
    Lajme29 Maj 2025
    Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me të bashkakuzuarit e tij, të hënën pritet të paraqesë mocionin për rrëzimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti Albert Kinolli, për FrontOnline ka deklaruar se nuk mund të japë një përgjigje të saktë në lidhje me mbështetjen e tij...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, për FrontOnline ka thënë se se vota e tij për kryetar të Kuvendit...
    Lajme29 Maj 2025
    Në skenën politike kosovare ka nisur të qarkullojë gjerësisht ideja e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Nismës Socialdemokrate....
    Sport29 Maj 2025
    Bazuar në grafikën zyrtare të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve 2025/26, Drita, kampione e Kosovës, tashmë e ka mësuar...
    Kronika29 Maj 2025
    Policia e Ferizajt ka ndaluar sot një 21-vjeçar nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës dhe posedim të lëndëve narkotike. Sipas...
    Lajme29 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 29 majin si një nga momentet më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.