×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Hoxhaj me unitet të plotë u zgjodh kandidat për kryeministër

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku thotë se në takimin e kryesisë së PDK-së me unitet u zgjodh Enver Hoxhaj si kandidat për kryeministër.

    Lushtaku thotë se e mbështetë fuqishëm kandidaturën e Hoxhajt për kryeministër.

    Ai tregon se PDK shumë shpejtë do të paraqesë edhe kandidatët për deputetë.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Sot, në takimin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, me unitet të plotë, kemi caktuar profesorin e nderuar, ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë, z.Enver Hoxhaj, si kandidat për kryeministër të vendit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen së shpejti. Në cilësinë e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë por edhe si kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, e mbështetës fuqishëm këtë kandidaturë të zotit Hoxhaj për kryeministër të vendit.
    Profesor Hoxhaj është pa dyshim kandidati më i mirë, i cili me bagazhin e tij akademik e profesional, do të jetë alternativa më e mirë për ta drejtuar qeverinë e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës së shpejti do të paraqesë edhe listën e kandidatëve për deputetë, me figura të shquara të cilat do të jenë zëri më i mirë i qytetarëve të vendit në parlamentin e Kosovës. SL

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ka zhvilluar një vizitë në Banjskë, një ditë para njëvjetorit të sulmit terrorist, ku mbeti i...
    Lajme23 Shtator 2024
    Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku....
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të mbajtur në New York, në margjinat e...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, Ministri i Maltës për Drejtësi dhe Reformë në Sektorin e Ndërtimit, Jonathan Attard, ka marrë pjesë...
    Sport23 Shtator 2024
    Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, pritet të kthehet së shpejti nga lëndimi. Belgu e ka humbur ndeshjen e Premier League...
    Lajme23 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në New York, ku po i zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme...
    Lajme23 Shtator 2024
    Për shkak të ndërrimit të përbërjes së trupit gjykues, ka filluar rishtazi të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjykimi në rastin...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit për Politikat Evropiane të Senatit Italian, Giulio Terzi di Sant’Agata theksoi sot se “marrëveshja mes Shqipërinë dhe Italisë për...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se edhe pse nesër bëhen një vit nga sulmi në Banjskë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.