×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumbardh Salihu i Big Brother VIP Kosova aderon tek kjo parti politike

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Fituesi i Big Brother Vip të vitit të kaluar, Lumbardh Salihu, pritet që të aderoj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Siç mëson FrontOnline, Lumbardh Salihu, bashkë me babain e tij, Salih Salihu, kanë pasur sot takim me figura qendrore të LDK-së, përfshirë këtu edhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

    Se kanë pasur takim me Hazirin, dhe se ka pretendime për të hyrë në politikë, Lumbardhi, e ka konfirmuar edhe babai i tij, Salih Salihu.

    ”Vallahi ne u takum rastësisht, tani dolem aty me e hangër një drekë të përbashkët. Lumbardhi ka pak pretendime siç duket, por nuk e di saktë se çka po bën. Ti e paske pa pak…ne njihemi moti me Lutën, edhe s’ka qenë dikush tjetër veç Luta…” tha Salihu për FrontOnline.

    FrontOnline, pas takimit që Salihu ka pasur me Hazirin, ka kontaktuar këtë të fundit, por nuk është deklaruar për takimin.

    ”Jam në Mitrovicë, bisedoni me Besianin, nuk e di” tha Haziri.

    FrontOnline ka provuar të bisedoj me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, por ky i fundit nuk është përgjigjur në thirrjen tonë.

    Burimet e FrontOnline, tregojnë se Lumbardh Salihu, do të jetëkandidat për deputet nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës /FrontOnline/

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tre vjet të qeverisjes së Agim Aliut...
    Lajme23 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Pëlqyeshmerinë ndaj saj e tregoi pa hezituar. E, se e ka seriozisht, Kevini po mundohet t’ia dëshmojë Anës në çdo formë, njofton...
    Vip23 Tetor 2024
    Burimi ka ndarë disa momente nga udhëtimi i tij në Mekë. Ai i ka rrëfyer Besfortit ngjarjet që i kanë ndodhur gjatë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Këtë javë në Uashington, Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi për të çuar përpara bashkëpunimin strategjik ekonomik...
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me sqarim shtesë për lirimin nga paraburgimit të Edin Nevzadit, ish-administrator në “Albkings”, duke thënë se...
    Lajme23 Tetor 2024
    Rreziku nuk është vetëm nga konkurrenca. Bizneset kërcënohen shumë edhe nga sulmet që kanë për cak shkatërrimin e të dhënave të tyre,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.