×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka vjen me një paralajmërim, pas 4 majit mund të shtohen rastet me coronavirus

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Mikrobiologu Lul Raka, ka folur rreth situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë. Raka deklaroi se në dy javët e ardhme mund të kemi ulje të rasteve me koronavirus, mirëpo, sipas tij, situata në Kosovë është e menaxhueshme.

    “Në dy javët e ardhme pritet që të kemi ulje të rasteve me Covid 19. Pas lirimit të masave kur planifikohet me 4 maj, mund të ketë një rritje të lehtë të numrave, mirëpo kjo rritje do të jetë e menaxhueshme. Piku është arrite me 12 prill, kur i kemi pas rastet më së shumti brenda ditës. Por ne tash e kemi pa që dy ditëve të fundit ne kemi pas më shumë të shëruar se sa të infektuar”, thotë ai.

    Raka foli po ashtu edhe për masat lehtësuese që pritet që t’i marrë Kosova pas 4 majit. Tha se distancomi fizik duhet të jetë i domosdoshëm edhe pas 4 majit.

    “Të gjitha ministrisë kanë filluar të gjitha përgatitjet për skenarët e mundshëm të lirimit të masave. Pas 4 majit do të ketë lirim, por ky do të jetë gradual. Por distancomi fizik, higjiena duhet që të vazhdojnë edhe pas katër majit”, deklaroi ai për Express.

    Ai foli edhe për testimet e qytetarëve të karantinuar që po bëhen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

    “Testimi për këto raste bëhet në ditën e 14’të”, tha Raka.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.