×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka thirrje qytetarëve për vaksinat: Leni anash teoritë konspirative

    FrontOnline
    04 Janar 2021

    Mikrobiologu Lul Raka thotë se viti që lamë pas ishte i rëndë për shkak të pandemisë Covid-19. Pavarësisht uljes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit, ai bën thirrje për vazhdim të aplikimit të rekomandimeve parandaluese të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

    “Një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk kanë pasur Vit të Ri. Nuk kanë festuar sepse kanë pasur dhimbje, pikëllim. I kanë humbur më të dashurit e tyre. Mbi 1 mijë familje nuk kanë festuar, në mesin e tyre edhe shumë punonjës shëndetësorë”, tha Raka.

    “Në muajin dhjetor ka pasur ulje të rasteve të raportuara, të infektuara mirëpo kjo aspak nuk duhet të na krijojë vetëkënaqësi. Edhe nëse krahasohet me disa shtete të rajonit por edhe të Evropës në këtë kohë Kosova është më mirë, edhe me numër të raportuar mirëpo edhe me kritere të tjera siç është vdekshmëria në 100 mijë banorë sepse standardet duhet të jenë të përafërta kur e marrim krahasimin, jo vetëm më numra absolut”, shtoi ai.

    Shqetësues për Rakën janë muajt në vazhdim, sidomos në vendin tonë, kjo për shkak të zgjedhjeve të reja në vend.

    “Element tjetër shqetësues është fakti, edhe pse zyrtarisht ende s’ka filluar fushata zgjedhore partitë kanë filluar me tubime dhe kemi parë që s’po respektohen masat parandaluese nga të gjitha partitë pa dallim. Qarkullimi i madh i njerëzve, qëndrimi në hapësira të mbyllura të gjithë këto janë faktorë të cilët e kërcënojnë sistemin shëndetësor të Kosovës me ngarkesë ashtu siç ka qenë gjatë disa periudhave të vitit të kaluar”, tha Raka për RTV Dukagjini.

    Ai tha se masat aktuale kufizuese duhet të vazhdojnë.

    Ndërkohë ai thotë se situata do të ndryshojë për shkak të vaksinës. Ai thotë se s’duhet hezituar për tu vaksionuar.

    “Efekte anësore të lehta, secila vaksinë që kemi marrë deri tash kemi pasur. Teoritë konspirative duhet lënë anash dhe treguar popullit se zbulim më të rëndësishëm për njerëzimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse sesa vaksina dhe uji i pastër për konsumim nuk ka. Sot kur e kemi vaksinën, rreziku më i madh është me pas vaksinën e mos me u vaksinu”, tha Raka.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë të Gjermanisë. Vendimi u...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Sfidën e ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Sport09 Shtator 2024
    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.