×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka për COVID-19: Rreziku ende nuk ka kaluar, imuniteti i tufës sjell mijëra vdekje njerëzish

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se shifrat e ulëta të rasteve me COVID-19, janë rezultate të mira, megjithatë ai ka paralajmëruar se rreziku ende nuk ka kaluar.

    ”Shifrat që janë dhënë sot edhe ditëve të fundit në përgjithësi janë rezultate shumë të mira”.

    ”Në Kosovë në dy javët e fundit në 100 mijë banorë kanë qenë 47.8 raste. Shqipëria i ka 68, Maqedonia e Veriut 92 në 100 mijë banorë, Mali i Zi 589, në dy javët e fundit është kampion evropian. Bosnja e Hercegovina i ka 111 për rajon”.

    Me këtë rast, mikrobiologu, Lul Raka thekson se Kosova zë vend në mesin e shteteve të cilat janë pjesë e trendit të uljes së rasteve me COVID-19, njofton Klan Kosova.

    ”Kosova, Bosnja dhe Kroacia janë tri shtetet që kanë trend të uljes së rasteve. Por këto shifra nuk bën assesi të na lirojnë dhe të ulim zbatimin e masave parandaluese”.

    ”Por patjetër të na i hapin sytë sidomos para tre faktorëve të rëndësishëm: hapja e shkollave, përkeqësimi i motit ku një numër i madh futen në mjedise të brendshme dhe shfaqja e gripit stinor”.

    ”Këto tre faktorë na tregojnë se ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e masave parandaluese por dhe nga institucionet përkatëse duhet të vazhdohet me inspektim”.

    ”Kanë qenë valët që i kemi përmendur shpesh. Kur jemi tek vala e dytë – nuk ka ndonjë standard që përcakton kur ka një valë të dytë”.

    ”Kurse për faza, OBSH e ka të definuar çështjen e fazave sepse duhet të kalohen 28 ditë pa asnjë rast për të kaluar këtë”.

    ”Pjesa më e madhe e botës është në fazën e parë të virusit dhe me këtë ka me përfundu”.

    ”Kurse vala, tregon se ka rritje të numrave që është shfaqur pas një uljeje të numrave. Ne këtë valë e kemi kaluar, por nuk do të thotë se nuk na prek vala tjetër për të cilën në shtetet e Europës janë duke hyrë në të dytën”.

    ”Për ne është e treta, dhe këtu COVID-19 është krahasuar me gripin”.

    ”Se si do sillemi dhe çka mund të ndodhë me numrin e rasteve dhe vdekjeve, varet nga ne sa do t’i zbatojmë masat parandaluese”.

    ”Ne kemi mundësinë që me një armë të luftojmë dy armiq – edhe virusin edhe gripin”.

    ”Duhet të ketë edhe masa të mbikëqyrjes. Një faktor tjetër që mund të ndikojë është edhe numri i personave të prekur në startet paraprake”.

    Raka nuk ka mohuar se qytetarët u treguan vigjilentë në qasjen ndaj masave për mbrojtje nga COVID-19, ku dhe ka rezultuar me ulje të shifrave.

    ”Në radhë të parë qytetarët dhe ndryshimet vërehen duke parë mbajtjen e maskave. Pra vetëdijësimi është rritur sepse morëm mësim nga qershori. Pra faktori kryesor këtu ka qenë qytetari sepse individi ka rol të jashtëzakonshëm në masat parandaluese”.

    ”Kohëve të fundit ka pasur dilema, perceptim i gabuar se masat e shëndetit publik janë bërë pengesë dhe ngulfatje për ekonominë”.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e...
    Lajme12 Shtator 2024
    993 armë ilegale janë shkatërruar sot nga Policia e Kosovës. Këto armë ishin konfiskuar në aksione të ndryshme policore. Lidhur me këtë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Ditën e djeshme, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska, ku mbeti i...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri. Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.....
    Lajme12 Shtator 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar 2 mijë e 432 tiketa trafiku. Po ashtu bëhet e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar pretendimet e mediave se ka lëshuar seancën e Kuvendit për shkak të “përplasjes” me nënkryetaren...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka pritur në takim shefen e Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, me të cilin ka...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në një pauzë gjatë zhvillimit të seancë së sotme. Nënkryetarja e Kuvendi të Kosovës, Saranda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.