×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lukashenka: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka, tha se “dhjetëra armë bërthamore ruse” janë dislokuar në Bjellorusi, një lëvizje që ka rritur shqetësimet në Perëndim se lufta e Moskës kundër Ukrainës mund të zgjerohet.

    Duke folur në Asamblenë Popullore të Bjellorusisë në Minsk më 25 prill, Lukashenka, aleat kyç i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se në mbledhje ishte miratuar njëzëri një doktrinë e re ushtarake që e konsideron vendosjen e armëve bërthamore ruse në tokën bjelloruse si strategji për të penguar sulme.

    Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

    NATO e ka quajtur këtë lëvizje si të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme”.

    Lukashenka tha se është “gabim” që të gjitha armët strategjike bërthamore u larguan nga Bjellorusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe se armët bërthamore taktike të Rusisë “duhet” të qëndrojnë në Bjellorusi.

    Ai shtoi se pavarësia bjelloruse duhet të ruhet “pavarësisht gjithçkaje”.

    Lukashenka shpesh flet për rrezikun e një sulmi nga NATO-ja apo Ukraina për të arsyetuar nevojën që shteti i tij të mbajë ushtrinë në gjendje të gatishmërisë së lartë.

    Në fjalimin më 25 prill, ai pretendoi se grupe opozitare kanë planifikuar që të marrin nën kontroll zona në perëndim të Bjellorusisë dhe kanë kërkuar mbështetjen e trupave të NATO-s.

    Shërbimi i sigurisë në Bjellorusi tha më 25 prill se ka penguar një sulm në Minsk nga dronët që u lëshuan nga Lituania, një akuzë që u hodh poshtë menjëherë nga zyrtarët në Vilnius.

    Asambleja Popullore e Bjellorusisë është një mbledhje e përgjithshme e Qeverisë me udhëheqësit e industrisë. Më herët janë mbajtur edhe gjashtë takime të këtij trupi nga viti 1996 deri më 2021.

    Politikanët opozitarë dhe aktivistët kanë thënë se kjo Asamble është mjet i propagandës së Lukashenkas, përmes së cilës synohet të tregohet mbështetja për udhëheqësin autoritar, i cili është në krye të shtetit që nga viti 1994.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me dronë dhe raketa, i ka kushtuar Kievit rreth 1 miliard dollarë (mbi 900 milionë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia tha të dielën se zbardhi vrasjen e dy të moshuarve në Bodrishtë të Gjirokastrës, tre ditë më parë, duke arrestuar personin...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi”...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij ukrainas në Pashkët Ortodokse të dielën që të bashkohen në lutje për...
    Sport05 Maj 2024
    24 vjet të jetës së saj ia kushtoi futbollit. Sanije Krasniqi, tani edhe zyrtarisht është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe...
    Sport05 Maj 2024
    Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet...
    Vip05 Maj 2024
    Disa nga banorët e BBVK, po vazhdojnë akoma shoqërinë e tyre. Njëra ndër ta që ka raportet të mira thuajse me të...
    Lajme05 Maj 2024
    Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do...
    Lajme05 Maj 2024
    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.