×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lufta në Ukrainë, Rusia thotë se ka rrëzuar 38 dronë ukrainas që sulmuan Krimenë

    FrontOnline
    03 Mars 2024

    Një seri shpërthimesh kanë tronditur Krimenë, pas një sulmi të raportuar me dron ukrainas në gadishullin i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

    Zyrtarët rusë thanë se 38 dronë ishin rrëzuar. Ura e Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë u mbyll përkohësisht.

    Sulmi vjen teksa Ukraina vazhdon t’u kërkojë aleatëve të rrisin furnizimet me armë.

    Trupat ruse kohët e fundit kanë arritur përfitime në Ukrainë, ndërsa Kievi përpiqet të mbajë forcat e tij me armë të prodhimit perëndimor. Moska mori kontrollin muajin e kaluar të qytetit kyç lindor të Avdiivka.

    Megjithatë, sipas inteligjencës ushtarake britanike, kjo ka pasur një kosto të madhe. Në përditësimin e tij të fundit, ai tha se shkurti kishte qenë më vdekjeprurësi për rusët që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022 – me 983 të vrarë dhe të plagosur në ditë.

    “Sot, Rusia ka shumë të ngjarë të ketë humbur mbi 355,000 personel të vrarë ose të plagosur gjatë luftës në Ukrainë”, tha ai. Nuk është e qartë se si është arritur shifra.

    Rusia nuk jep të dhëna për viktimat. Disa ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina kishte humbur 31,000 trupa që nga shkurti i vitit 2022, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.