×
  • Opinione
  • Opinione

    Lufta në Ukrainë ndërmjet fitores dhe humbjes përfundimtare

    Afrim Kasolli
    11 Mars 2024

    Shkruan: Afrim Kasolli

    Sa me shumë kohë që po kalon nga lufta ne Ukrainë, aq më tepër po bëhet e qartë se vetëm dy opsione po mbesin në skenë që kjo luftë te përfundojë në favor të ketij shteti.

    E para nëse Rusia përfshihet nga ndonjë konflikt i brendshëm civil, kopmplete brenda pallatave te Kremlinit etj etj. Ku sundimi tiranik i Putinit do të rrënohej dhe kolapsonte nga brenda. Në fund te fundit, që nga Montesquieu dihet se tiranitë rrënohen në këtë mënyrë.

    Mirëpo, mjerisht ky skenar nuk po duket në horizont. Kjo u dëshmua edhe nga rebelimi i dështuar i drejtuesit te forcave Wagner, Y. Prigozhin, vitin e kaluar. Ndërkohë sanksionet perëndimorë nuk kane dhënë shenja se do te prodhonin një revolte masive qytetare ruse kundër regjimit në fuqi, apo do ta shkatërrojnë këtë shtet.

    Përkundrazi, edhe pse nën peshën e tyre, rritja ekonomike në Rusi është me stabile se sa e shume vendeve tjera qe nuk ndodhen nën sanksione. Sipas, Fondit Monetar Ndërkombëtar rritja ekonomike ruse këtë vit është paraparë që të jetë 2.6 përqind. Ku në terma nominal është me produktive se sa e Gjermanisë. Fakt ky, që ka ndikuar që parti të ekstremit të djathtë sikur se Alternative për Gjermanine, ta shfrytëzojë për përfitime te brendshme elektorale këtë situatë, me argumentin se sanksionet kundër Rusisë me shumë janë duke e dëmtuar ekonomikisht Gjermaninë se sa të parën. Ndërkohë, per opoziten ruse as qe ia vlen te flitet.

    Ne këtë kontekst, në mungesë të këtij opsioni, atëherë nëse Perendimi nuk dëshiron ta humb luftën në Ukrainë, gjithnjë e me tepër po imponohet skenari i përmendur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, se nuk duhet të përjashtohet dërgimi i trupave perëndimorë ne Ukrainë, pra i forcave te NATO-se. Opsionet duale sikur ai i kancelarit Olaf Scholz, se “Ukraina nuk duhet të humb dhe Rusia nuk duhet të fitojë” janë një eufemizem pa efekt konkret në terrenin e betejës. Mirëpo, dërgimi eventual i trupave te NATO-se në arenën e luftës dihet çfarë pasoja do të prodhonte për Evropën. Cari i Kremlinit, e ka bërë të qartë disa herë se në atë rast, njerëzimi do të perballej me një katastrofë te paparë në histori per shkak të përdorimit të armëve bërthamore.

    Kurrë më shumë se tani bota nuk është ndodhur përballë dy zgjidhjeve, njëra me e keqe se tjetra.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.