×
  • Sport
  • Sport

    Lokaj sulmon “Supersport”: Lamtumirë humbës! U mësuat keq me ne…

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    “Supersport” e ka humbur të drejtën për të transmetuar kampionatin e Kosovës duke filluar nga sezonin i ardhshëm, të drejtë që e kishin në gjithë këto vite. Ishte “Art Motion & Klan Kosova” që e fitoi tenderin me 380 mijë euro, ndërsa nga kompania mediatike e cila ndodhet në Shqipërinë zyrtare janë ankuar se u krye një padrejtësi, duke e larguar nga gara e tenderit nga FFK, për ta quajtur si kompani të huaj e cila nuk kishte të drejtë për të kërkuar transmetimin në territorin e Kosovës.

    Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Andin Lokaj, komentatori i njohur në Kosovë. Mënyra sesi ka komentuar golat e Shaqirit dhe Xhakës ndaj Serbisë kanë hyrë thellë në zemrat e shqiptarëve, por më pak mënyra sesi koncepton dhe shpreh idetë e tij mbi futbollin tonë.

    Duke qenë ndër të pakëtit figura sportive që vazhdon të mbështesë idenë e ndarjes së Kosovës me Shqipërinë për t’i konsideruar si dy Kombëtare të ndryshme, pra duke mos e pasur as dëshirën e bashkimit, për të vazhduar edhe me pohimin se ekipet e Kosovës marrin lojtarë nga Shqipëria që janë të nivelit të dobët, Lokaj bën një reagim të gjatë për “Periskopi” duke u shprehur se më në fund tanimë edhe “Supersport” nuk do të operoj më në territorin “e huaj”.

    “Morën fund dallaveret e një mediumi që bënte çka donte në shtetin tonë, madje disa vite operoi edhe ilegalisht në territor të huaj. Ende po vepron, por jo me Superligë më. Dhe e di që kjo i dhemb shumë ngase ishte mësuar keq. Si fëmiu kur lazdrohet ishte mësuar ajo Kompani. Pas 8 viteve terri gjatë së cilës periudhë gjërat nuk ndryshuan aspak për të mirën e futbollin tonë, më në fund shfaqet një dritë në tunell.

    Gjatë këtyre 10 viteve sa është e pranishme ajo platformë e territ në vendin tonë, përfituan vetëm disa individë të lidhur për interesa të tyre të ngushta. Këtë ua kishte mundësuar edhe i ndjeri Vokrri i cili mendonte se do të hecnin gjërat përpara, por nuk ndodhi ashtu. Madje unë i pata njoftuar me Vokrrin se veq në ëndërr e kishin pas pa. Gjatë 5 viteve sa e drejtova filialën kishte shumë cenzurë në shumë raporte nga terreni, kronikat që bëheshin i kontrollonte Tirana me “Volejbollistë” udhëheqës.

    Dhe mos të më shet fillozofi najkush që nuk është kështu, sepse unë kam qenë sebep i hapjes së filialës në Prishtinë. Gabim fatal dhe naiv nga ana ime e kam pranu edhe publikisht. Por njeriu mëson. Jeta e mëson me gjëra të reja.

    Të drejtat televizive që i fitoi Kompania jonë Art Motion është lajmi më i mirë i viteve të fundit që ka mundur ti ndodhë shtetit tonë. Atyre që ju themi lamtumirë i falenderojmë për shitje patriotizmash të rrejshëm. kuq e zi me vjet e vjet vetëm për

    “Supersport” e ka humbur të drejtën për të transmetuar kampionatin e Kosovës duke filluar nga sezonin i ardhshëm, të drejtë që e kishin në gjithë këto vite. Ishte “Art Motion & Klan Kosova” që e fitoi tenderin me 380 mijë euro, ndërsa nga kompania mediatike e cila ndodhet në Shqipërinë zyrtare janë ankuar se u krye një padrejtësi, duke e larguar nga gara e tenderit nga FFK, për ta quajtur si kompani të huaj e cila nuk kishte të drejtë për të kërkuar transmetimin në territorin e Kosovës.

    Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Andin Lokaj, komentatori i njohur në Kosovë. Mënyra sesi ka komentuar golat e Shaqirit dhe Xhakës ndaj Serbisë kanë hyrë thellë në zemrat e shqiptarëve, por më pak mënyra sesi koncepton dhe shpreh idetë e tij mbi futbollin tonë.

    Duke qenë ndër të pakëtit figura sportive që vazhdon të mbështesë idenë e ndarjes së Kosovës me Shqipërinë për t’i konsideruar si dy Kombëtare të ndryshme, pra duke mos e pasur as dëshirën e bashkimit, për të vazhduar edhe me pohimin se ekipet e Kosovës marrin lojtarë nga Shqipëria që janë të nivelit të dobët, Lokaj bën një reagim të gjatë për “Periskopi” duke u shprehur se më në fund tanimë edhe “Supersport” nuk do të operoj më në territorin “e huaj”.

    “Morën fund dallaveret e një mediumi që bënte çka donte në shtetin tonë, madje disa vite operoi edhe ilegalisht në territor të huaj. Ende po vepron, por jo me Superligë më. Dhe e di që kjo i dhemb shumë ngase ishte mësuar keq. Si fëmiu kur lazdrohet ishte mësuar ajo Kompani. Pas 8 viteve terri gjatë së cilës periudhë gjërat nuk ndryshuan aspak për të mirën e futbollin tonë, më në fund shfaqet një dritë në tunell.

    Gjatë këtyre 10 viteve sa është e pranishme ajo platformë e territ në vendin tonë, përfituan vetëm disa individë të lidhur për interesa të tyre të ngushta. Këtë ua kishte mundësuar edhe i ndjeri Vokrri i cili mendonte se do të hecnin gjërat përpara, por nuk ndodhi ashtu. Madje unë i pata njoftuar me Vokrrin se veq në ëndërr e kishin pas pa. Gjatë 5 viteve sa e drejtova filialën kishte shumë cenzurë në shumë raporte nga terreni, kronikat që bëheshin i kontrollonte Tirana me “Volejbollistë” udhëheqës.

    Dhe mos të më shet fillozofi najkush që nuk është kështu, sepse unë kam qenë sebep i hapjes së filialës në Prishtinë. Gabim fatal dhe naiv nga ana ime e kam pranu edhe publikisht. Por njeriu mëson. Jeta e mëson me gjëra të reja.

    Të drejtat televizive që i fitoi Kompania jonë Art Motion është lajmi më i mirë i viteve të fundit që ka mundur ti ndodhë shtetit tonë. Atyre që ju themi lamtumirë i falenderojmë për shitje patriotizmash të rrejshëm. kuq e zi me vjet e vjet vetëm për të mashtruar popullin e shkretë kosovar që ende beson në to. Morri fund ajo punë. Kontrata e Kompanisë kosovare është më serioze që deri më tani që ka pranuar Federata jonë e futbollit. Klubet vetëm nëse tregohen egoiste nuk do ta përqafojnë realitetin e ri. Deri më tani secili klub kishte përfituar nga 22 mijë e 500 euro për 1 vit kalendarik, ndërsa me kontratën e re të Art Motion brenda 10 muajsh do të përfitojnë nga 38 mijë euro.

    Urime fituesit, lamtumirë humbësit”.

    mashtruar popullin e shkretë kosovar që ende beson në to. Morri fund ajo punë. Kontrata e Kompanisë kosovare është më serioze që deri më tani që ka pranuar Federata jonë e futbollit. Klubet vetëm nëse tregohen egoiste nuk do ta përqafojnë realitetin e ri. Deri më tani secili klub kishte përfituar nga 22 mijë e 500 euro për 1 vit kalendarik, ndërsa me kontratën e re të Art Motion brenda 10 muajsh do të përfitojnë nga 38 mijë euro.

    Urime fituesit, lamtumirë humbësit”.

    Nga Rubrika
    Sport22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.