Shkelzen Lluka, ish drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), është marrë të enjten në pyetje nga Komisioni Hetimor parlamentar për privatizimet në Kosovë, raporton “Front Online”.
Pjesa më e madhe e pyetjeve mes deputeteve të këtij komisioni parlamentar dhe ish drejtorit Lluka, cili ka zgjatur rreth një orë janë fokusuar rreth mënyrës së privatimit të fabrikës së amortizatorëve në Prishtinë, fabrikës “Fan” në Podujeve si ish fabrikës “Zastava”, si dhe hotelit “Grand” në Prishtinë. Deputetet po ashtu nga ish drejtori Lluka kanë kërkuar edhe informacione për bazën ligjore për shitjen e pronave Shoqërore përmes procesit të negociomit, por ky i fundit nuk ishte në gjendje të dëshmonte se veprimet në fjalë kanë qenë të mbështetura në ligje të nxjerra nga Kuvendi i Kosovës, raporton “Front Online”.
Deputeti nga radhët e PDK-së Sejdi Hoxha ka kërkuar nga Lluka informacione rreth mënyrës së privatizimit të fabrikës “Fan” në Podujeve. Ai madje ka pyetur ish drejtorin Lluka se a ka lidhje politike privatizimi saj, por ky ka mohuar, duke thënë deputeteve se me personin i cili e ka blerë ndërmarrjen e që është vëllai i ish deputetit të LDK-së Hashim Deshishku është parë vetëm në sallën e gjykatës, një proces gjyqësor i nisur pare rreth pesë viteve, por ende nuk ka përfunduar.
“Ne për Ndërmarrjen në fjalë kemi kërkuar tërheqje të aksioneve të aksioneve së paku 4 herë, por përkundër kësaj bordi ka vepruar ndryshe dhe sot akuzohemi të dyja palët bashkë” ka thënë më tutje Lluka para deputeteve të komisionit parlamentar.
Kryetari i Komisionit Hajrullah Çeku, por edhe anëtari tjetër Hekuran Murati pyetjet e tyre më shumë i kanë fokusuar rreth privatizimit të fabrikës së amortizatorëve në Prishtinë. Lluka para deputeteve që privatizuesit e ndërmarrjes në fjalë e që në atë kohë sipas tij ka qenë kompania “Devolli” kanë vazhduar shumë pakë veprimtarinë e prodhimit, ndonëse sipas kontratës ata për tre vite prej momentitit të privatizimit është dashur ta ruajnë prodhimin.
“Me sa e di unë ata kanë përmbushur obligimet si në punësim, ashtu edhe në investime” ka thënë Lluka. Por kur është pyetur rreth prodhimit, ai tha se është prodhuar fare pakë.
Deputeti Çeku dhe Murati kanë kërkuar nga Lluka sqarime se pse nuk është marra masa ndaj kompanisë për mos vazhdim të punës sipas kontratës, por ai është munduar ta shfajësoj vetën duke thënë se një gjë e tillë nuk iu është kërkuar nga bordi.
Deputetet po ashtu kanë pyetur Llukën se a ka konflikt interesi me ndërmarrjen që ka privatizuar ketë fabrikë, por ai ka thënë se jo, pavarësisht se bashkëshortja e tij ka punuar në kompaninë “Zmobile”.
“Jo ketë nuk e konsideroj konflikt interesi, edhe gruaja ime duhet diku me punuar diku” ka thënë më tutje ai. Lluka ka thënë se njihet personalisht me Devollët porse asnjëherë nuk ka pasur angazhim në ndonjërën nga kompanitë e Devollëve. Megjithatë ai e ka pranuar se gruaja e tij ka qenë e punësuar në Dardafone të Z-mobile gjatë kohës së privatizimit / Front Online /