×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Llogaritë e pezulluara në Twitter nuk do të rikthehen momentalisht

    FrontOnline
    03 Nëntor 2022

    Elon Musk, pronari i ri i Twitterit, ka thënë se llogaritë në rrjetin social që janë pezulluar nuk do të rikthehen në më pak se “disa javë”.

    AP-ja shkruan se ky është një vendim i rëndësishëm përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në SHBA.

    “Twitter nuk do të lejojë kthimin e askujt që është hequr nga platforma për shkelje të politikave të saj, derisa të kemi një proces të qartë për ta bërë këtë, i cili do të marrë të paktën disa javë të tjera”, shkroi pronari i ri i platformës Twitter.

    Ai përsëriti planin e tij për të formuar një “Këshill për Moderimin e Përmbajtjes”, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të opinioneve shumë të ndryshme dhe do të përfshijë komunitetin e të drejtave civile dhe grupet që kundërshtojnë dhunën e motivuar nga urrejtja.

    Trumpi u pezullua nga platforma menjëherë pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitolin e Uashingtonit në janar 2021, duke e akuzuar atë për nxitje të dhunës.

    Ndërkohë, ish-presidenti republikan ka thënë se nuk do të kthehet më në Twitter pasi ka hapur rrjetin e tij social Truth Social. Shumë, megjithatë, vlerësojnë se Trumpi vështirë se do t’i rezistojë dëshirës për t’u rikthyer në Twitter, ku kishte më shumë se 80 milionë ndjekës përpara se të përjashtohej.

    Që kur mori pronësinë e Twitterit, Musku ka tërhequr kritika nga një numër organizatash dhe individësh të shqetësuar për zbutjen e mundshme të politikave të moderimit përmes rrjetit social dhe dhënien e zërit më ekstrem.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Maj 2024
    Për një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju duhet t’i konusmoni rreth 50 minuta, para se të flini. Pothuajse ky...
    Lifestyle10 Maj 2024
    Shpesh, mesazhet që dërgohen me telefon janë më të vështira për t’u deshifruar. Në dallim nga fjala që shprehet apo ndërveprimet personale,...
    Lifestyle09 Maj 2024
    Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre....
    Të tjera
    Sport11 Maj 2024
    Xavi Hernandez ka vendosur të mbetet te Barcelona, teksa trajneri spanjoll i ka bërë të qartë klubit se cilin futbollist e dëshiron...
    Lajme11 Maj 2024
    Në Koshuticë të Leposaviqit të premten dy persona kanë hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës. Siç njoftohet 24 orësh, nga...
    Lajme11 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Osmani më këtë rast...
    Lajme11 Maj 2024
    ‘’Do të qeverisi me duar të pastra’’ ky ishte premtimi që kishte dhënë Albin Kurti, para se të bëhej kryeministër i Kosovës...
    Kronika11 Maj 2024
    Në Gjakovë, më saktë në lagjen Brekoc, është raportuar se është zhdukur një grua. Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh...
    Lajme11 Maj 2024
    Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2140 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.