×
  • Sport
  • Sport

    Llapi fiton pastër kundër Suharekës

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Llapi e ka mposhtur bindshëm Suharekën në ndeshjen e Javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

    Rezultati në takimin e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka qenë 3-0.

    Serinë e golave për skuadrën vendase e ka hapur Baftiu në minutën e njëzet e shtatë, duke siguruar avantazhin për Llapin, me të cilin është mbyllur edhe pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë, Llapi e ka shtuar epërsinë me golin e Januzit në minutën e pesëdhjetë e një, ndërsa Ramadani e ka vulosur fitoren me golin e tretë në minutën e parë të kohës shtesë.

    Kjo humbje është e para për Suharekën që kur është inkuadruar në Superligë.

    Me këtë fitore, Llapi kalon në krye të tabelës me trembëdhjetë pikë, po aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë dhe Suhareka në vendin e tretë./RTK

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Sport27 Shtator 2024
    Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka shkelur në parketet kosovare, Drilon Hajrizi ka qenë kryetemë gjatë ditëve të fundit. Shumë...
    Sport27 Shtator 2024
    Rodri pësoi një lëndim të rëndë në ndeshje me Arsenalin, i cili do të mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë....
    Sport27 Shtator 2024
    Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një reagim të ashpër pasi Shqipëria pritet të organizojë Kampionatin Evropian U21 së bashku me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    “I kërkuam kolegut tonë të mos e zbatojë vendimin politik. Sugjeruam ngujimin pa afat të gjithë grupit në selinë e PD”. Kështu...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja fillon nga ora...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, përderisa president i Serbisë të jetë Alleksandar...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është takuar me presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Ajo tha se përkundër distancës mes dy...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një personi të dyshuar nga komuna e Gjilanit. “Policia e Kosovës,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit. Përmes një postimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.