×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci- Shpend Ahmetit: Para se të vendosësh taksë, ofro kushte për ta arsyetuar atë

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Kryetarët e komunave të Kosovës po e konsiderojnë të pa bazë propozimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për të vendosur taksë prej 10 eurove për veturat që hyjnë në kryeqytet. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Lladrovci ka thënë se për të marrë këtë taksë, komuna e Prishtinës duhet të ofrojë kushte që e arsyetojnë këtë pagesë.

    “Para se të kërkoj dikush taksa për një shërbim, duhet të ofroj kushte. Prishtina është kryeqendra jonë, duhet të ofroj më së shumti mundësi, edhe të parkimit, edhe të sigurisë, në veçanti mobilitetin i cili mungon. Pra, për të marrë këtë taksë, duhet ofruar shumë kushte të cilat e arsyetojnë atë. Aktualisht, me gjendjen që është dhe punën që bëhet në Prishtinë rreth kushteve për jetë, nuk e vlerësoj në asnjë rast as se ka bazë e as vend për taksë parkingu. Ndryshe, do të ketë një reagim të cilit nuk i dihet fundi e as përgjigja nga komunat tjera”, ka thënë Lladrovci për Express.

    Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se askujt nuk i mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.

    Ajo siç tha Selimi është planifikuar të jetë 10 euro, ani pse ende nuk është marrë vendim përfundimtar.

    Tutje Selimi deklaroi se kjo do të mundësojë që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit, Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga ndotësit janë edhe veturat.

    “Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguajë taksën e gjelbër, duhet të paguajë 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur por është menduar kështu”, theksoi Selimi./

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Policia në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, që shihet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.