Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk e sheh të duhur projektin ku Komuna e Prishtinës ka paraparë taksë për jashtëkryqytetasit të cilët me automjet duan të kyqen brenda qytetit.
Lladrovci në një prononcim për Klan Kosovën, thotë se edhe Komuna e Drenasit ka probleme me qarkullimin në trafik dhe qasjen e qytetarëve në qendër por, tarifat nuk janë zgjidhje.
”Çdo qytet ka vështirësitë e veta për mobilitet”.
”Problemi me lëvizjen, parkingun dhe qasjen e qytetarëve në qendër e kemi edhe ne në Drenas e jo Prishtina”.
”Të gjithë jemi dëshmitarë se një orë në mëngjes e dy pasdite, qarkullimi është i tmerrshëm në Prishtinë, prandaj do rregulluar dhe do marrë vendime të guximshme por jo pagesa për qytetarin”.
Ai madje vlerëson se ofrimi i kushteve më të mira për qarkuillim me automjete në kryeqytet, e më pas gjoba për mosrespektim të kushteve, mund të ishin zgjidhja e duhur, njofton Klan Kosova.
”Pagesa nuk është zgjidhje, sepse zgjon reagime të paarsyeshme, gjoba nuk mund të jetë masa e disiplinimit”.
”Por ofrimi i kushteve, ofrimi i mundësive e pastaj gjoba për mosrespektim apo pagesë në pajtim me rrethanat tona”.