Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ligjin për tatimin në pronë e sheh si goditës të biznesve në mënyrë indirekte.
‘’Sipas mendimit tim, ky vendim do të godas direkt bizneset, por, në mënyrë indirekte, preken edhe qytetarët’’ thotë ai.
Lladrovci, thotë se me këtë ligj, do të rrriten edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve.
‘’ E para, përveç se bizneset do të goditen rend, detyrimisht kjo rritje do të reflektojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve’’ thotë ai.
Po ashtu i pari i Drenasit thotë se vendime si ky do të kenë ndikim negativ në inkasimin e të hyrave nga komunat.
‘’Vendimi për lirim nga tatimi në pronë për pronat nën vlerën 30,000.00 euro, besoj se po tentojnë ta kompensojnë me rritjen e tatimit për bizneset, por, këto vendime do të kenë ndikim negativ në inkasimin e të hyrave nga komunat’’ tha Lladrovci.