Kryetari i komunës së Drenasit është takuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin me të cilin kanë diskutuar për çështjen e taksës për parking.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se “pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional”
Postimi i plotë:
Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking.
Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional.