×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli i ‘çmendur’, në dy minuta kthen rezultatin dhe fiton përballjen e shtatë golave

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2023

    Liverpooli dhe Fulham kanë zhvilluar një ndeshje të bukur, të cilën vendasit e fituan në fund me rezultat 4-3.

    Pjesa e parë ishte shumë e zjarrtë, pasi solli katër gola, për të dy skuadrat nga dy.

    Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20-të, kur Trent Alexander-Arnold shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

    Por rezultati u barazua pas katër minutash, kur Antonee Robinson gjeti Harry Wilson i cili shënoi për 1-1.

    Reds arritën të kthehen në epërsi në minutën e 38-të, kur Alexis Mac Allister shënoi gol të bukur për 2-1.

    Se Fulham nuk kishte ardhur për shëtitje në Anfield, tregon edhe goli i barazimit që erdhi në minurën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë, kur Kenny Tete shënoi për 2-2.

    Pjesa e dytë nisi më mirë për Liverpoolin që kishte dy raste të një pas njëshme me Darëin Nunez, por që në të dyja rastet uruguaiani nuk gjeti rrjetën.

    Liverpooli shtoi presionin, por që la hapësira prapa dhe kjo i kushtoi, pasi që në minutën e 80-të,  Bobby De Cordova-Reid, shënoi për epërsinë e londinezëve për 3-2.

    Ky gol sikur i forcoi më shumë Reds, që vazhduan të kërkonin golin dhe barazimi erdhi në minutën e 87-të, kur Mohamed Salah asistoi te Wataru Endo që shënoi për 3-3.

    Pas një minute Alexandre Arnold shënoi gol të bukur sërish, kësaj radhe për 4-3, duke i dhënë fitoren Liverpoolit.

    Me 33 pikë, Liverpool tani është në vendin e dytë në renditje me 33 pikë. /Telegrafi/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Sport26 Korrik 2024
    hudistët Akil dhe Nora Gjakova e kanë mbajtur flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të "Parisi 2024". Delegacioni kosovar përbëhet nga nëntë...
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.