×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Srpska del me një reagim për fletushka në Veri: Dikush po do t’i fajësojë serbët

    FrontOnline
    12 Shkurt 2024

    Në Veri të Kosovës sot janë shfaqur disa grafite që i atribuohen  “Brigadës së Veriut”, organizatë e shpallur nga Qeveria e Kosovës.

    or, Lista Srpska përmes një komunikate mbrëmjen e së hënës thotë se dikush dëshiron të fajësojë serbët. Ata kanë folur për disa fletushka që janë shpërndarë atje.

    Ky subjekt u ka kërkuar serbëve “që të jenë të qetë” dhe siç thuhet në komunikatë “të mos bien pre e provokimeve”.

    Lidhur me fletushkat që sipas tyre u shfaqën sonte në rrugët e Mitrovicës, në të cilat shkruhet për  “rezistencë ndaj policisë së Kurtit”, Lista Srpska u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e “provokimeve të tilla”

    “Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime si kjo, kushdo që i ka kryer, kanë synim kundër paqes dhe duken me qëllim të keq me qëllim të destabilizimit të mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësojnë veten për incidente të reja të mundshme”, thuhet në njoftimin e Listës Srpska.

    Sipas këtij subjekti politik ka tendencë që “serbët të paraqiten të dhunshëm”.

    “Për dikë, padyshim, qëllimi është t’i paraqesë serbët si të dhunshëm dhe t’ia heqë presionin që ka për shtypjen e serbëve. Populli serb nga Kosova do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore”, thuhet në njofitm.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.