×
  • Opinione
  • Opinione

    Lista Serbe, në aksion për “rrëzimin” e kryetarëve në Veri apo shpëtimin e Kurtit?!

    Hisen Berisha
    02 Korrik 2023
    Shkruan Hisen Berisha:
    Pas qëndrimit të fortë pirrojan e defanziv të Kryeministrit dhe inertivitetit të Presidentes, për rolin që duhet ta ketë mbi palët, pritet që “Lista sërbe”, në harmoni me germën e Ligjit për qeverisje lokale, të organizon “peticion” me 90% të qytetarëve, (të pakicës sërbe me siguri), për rrezimin e katër Kryetarëve të komunave në Veri.
    Për ta përligjur këtë me siguri, sipas opinioneve të ekspertëve, do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuse.
    Lista sërbe, këtë e sheh si rrugë ligjore (të sygjeruar edhe nga Presidentja e vendit), që do ketë mbështetjen e mbi 90% të qytetarëve (të pakicës sërbe), për ti rrëzuar kryetarët aktual dhe të organizojnë zgjedhje të reja, të jashtëzakonshme, në këto komuna.
    A nuk është e mjaftueshme në interpretim juridik e politik kjo që të lexohet tashmë, si plan i koordinuar Kurti-Vuçiç, qe “miku i tyre të mos dal humbës para popullit të Kosovës”, sepse ky, pra Albin Kurti e shpura e tij, ende ju duhet për implementimin e  “zajednices autonome” dhe për “demarkimin e kufirit” me Sërbinë!?
    Edhe me opsionin e largimit nga pushteti, siç i kam kërkuar Presidentes Osmani të “dorëhiqet nga posti, që ta shpëtoj politikisht vendin”, nuk ka asnjë dilemë se tërheqja e Kurtit, do jet taktizimi Prishtinë – Beograd – Moskë, për rikthimin e tij në një moment kritik për vendin. A nuk e përforcon këtë strategji edhe deklarimi nga Tirana se “Open Ballkan – Mission completed”! A nuk ishte “Shengeni ballkanik/Open Ballkan” revansh ndaj BE, me presion se Ballkani Perendimir, kështu orientohet kah Unioni EUROAZIATIK?!
    Pra, nisur nga këto zhvillime edhe largimi i mundshëm dhe i imponuar i Kurtit, do të bëhet me një konotacion të lartë pseudopatriotizmi patetik, se gjoja e pranon shkuarjen para popullit/votës, pra në zgjedhje por assesi të implementoj zajednicën me statut autonomie, dëm të cilin tashmë veç e ka bërë me marrëveshjet në Bruksel e Ohër si dhe Statutin e “zajednicës” autonome si Republikë Autonome Sërbe.
    Kësaj nuk do’i mungoj as frazeologjia autike, pjesë e retotikës së tij e tyre mashtruese, se ky e sakrifikon pushtetin, por nuk bënë “zajednicë” as përdor “thika mbi harta”.
    Ky veprim mirë i koordinuar me shpuren e tij të “proletarëve politik”, pa dyshim, se bëhet që ti përkthehet në votë, në të ardhmen e afërt dhe në fazën më kritike të procesit politik.
    Stërkeqja e tanishme e procesit politik duke refuzuar “Marrëveshjen e detyrimeve të Uashingtonit” apo “All in one” me njohje, të Brukselit, për përmbylljen e çështjes së shtetësisë së Kosovës, me shkëputje përfundimtare e normalizim raportesh me Sërbin, solli deri te krijimi i “satusquos” në dëm strategjik për Kosovën dhe gjeostrategjinë politike për rajonin, të partnerit tonë strategjik SHBA.
    Tani logjikisht, për ti ikur fundosjes së tij politike për shkak të “patpozicionit politik” ku është futur me kryrneqësinë e tij sociopatike, “padrino jugonostalgjik” i tij në koordinim me pretendentët për lidership në Ballkan, që e duan protagonizmin e Rusisë në rajon, do ta tërheqin nga procesi i ngerrquar politik, për ta rikthyer në momentin me kritik në pushtet, atëherë kur mund ti jepet goditja përfundimtare zhbërjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe implementimit të “ofertave të tyre elektorale” si “alternativa e re” për Veriun dhe “Republikën e tretë,” për Kosovën, në “Jugosllavinë e re”.
    Është “koha” për mobilizim të përgjithshëm të patriotëve politik kombëtar për shpëtimin e Kosovës dhe të vet Kurtit nga misioni i qoroditur.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Njohës i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, ka folur lidhur vendimin e fundit të SHBA-së për të marrë masa sanksionuese...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.