×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohen të miturit që vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, u akuzuan për “nxitje të urrejtjes”

    FrontOnline
    07 Korrik 2024

    Pesë të miturit që dyshohet se vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, janë liruar. Ata dyshohet se konsumuan veprën penale “nxitje e urrejtjes”.

    Nga informacionet e para dyshohet se janë vendosur edhe afishe me fotografi të Stefan Nedeljkoviqit, njërit prej paramilitarëve të vrarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

    Lirimin e tyre e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes”, tha Elashni për Insajderin.

    “Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, konfirmoi ai./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për komitetet e kësaj partie, nga Prokuroria Speciale,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirir ka thënë se rritja e pagës minimale nga Qeveria e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Në Prizren u shënua “Dita pa Makina” me aktivitete të organizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë. “Dita pa Makina”...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit Halilajn, ku dhe vizitoi ekspozitën me titullin “Abetare” në Nju Jork....
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për Komitete në LVV, si...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.