×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirimi nga paraburgimi i ish-administratorit të “Albkings”, ngre shqetësime serioze për sigurinë e vikti*mave të ngacmimit seksual

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut, ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi të Edin Nevzadit, ish-administrator në “Albkings”.

    Në reagim ky institut, ky vendim ngre shqetësime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe sigurinë e viktimave të ngacmimit seksual të përfshira në rastin e grupit “Albkings”.

    “Ky grup, përgjegjës për shpërndarjen e të dhënave personale, kredencialeve dhe publikimin e fotografive intime dhe denigruese të vajzave dhe grave, paraqet një sulm të hapur ndaj privatësisë dhe dinjitetit njerëzor. Vendimi për lirimin e një të akuzuari për veprime kaq të rënda, pa masa të mëtejshme për të siguruar prezencën e tij në procesin penal, është një mesazh i rrezikshëm për shoqërinë tonë”, thuhet në reagim.“Kur të akuzuarit për krime të tilla lirohen bazuar në marrëveshje për pranimin e fajësisë, pa ndonjë masë mbrojtëse për viktimat apo pa një denim sic parashihet me Kodin Penal të Kosovës reflekton në mos seriozitetin në sistemit të drejtësisë në luftimin e krimeve, rritet frika se drejtësia po dështon në mbrojtjen e viktimave dhe po toleron shkelësit e ligjit. Ky lirim krijon një klimë pasigurie për viktimat e sulmeve digjitale dhe për gratë e vajzat, që janë viktima të dhunës së këtij lloji”.

    Ish-administratori i “AlbKings” u lirua nga paraburgimit pas marrëveshjes me organin e akuzës për pranimin e fajësisë.

    Në këtë grup, në Telegram po denigroheshin gratë dhe vajzat.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se vizita e O’Brien-it në Kosovë ka...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e...
    Lajme21 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull...
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Vullneti është shprehur me ironi se nuk dëshiron të merret me fansa të këngëtarit Gold AG, derisa ka thelluar edhe më tej...
    Vip21 Tetor 2024
    Gazetari Vullnet Krasniqi ka dhënë komente lidhur me përplasjen që pati me aktorin Rrezart Veleshnja. Krasniqi tha se për të, Rrezi nuk...
    Vip21 Tetor 2024
    Burimi nuk ka pranuar të viktimizohet sonte me rastin e një momenti kur Rezarti e imitonte në një situatë ndërsa ai vepron....
    Vip21 Tetor 2024
    Në Prime të Big Brother Vip Kosova po vazhdon të diskutohet lidhur me debatin mes aktorit Rrezart Veleshnja dhe Gresës. Kësaj radhe,...
    Vip21 Tetor 2024
    Në debatin Rezi-Gresa, është përfshirë edhe banorja tjetër, Xheneta e cila poashtu ka pasur debat me Gresën Xheneta thotë se nuk ia...
    Vip21 Tetor 2024
    Po vazhdon debati brenda shtëpisë së Big Brother mes dy konkurrentëve, Vullnetit dhe Rrezart Veleshnjës. Sipas gazetarit Krasniqi, Rrezi po shkon në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.