×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirimi nga paraburgimi i administratorit të “Albkings”, Prokuroria jep detaje

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me sqarim shtesë për lirimin nga paraburgimit të Edin Nevzadit, ish-administrator në “Albkings”, duke thënë se veprimi për largimin nga masa e caktuar për personin në fjalë është konform dispozitave ligjore të procedurës penale.

    Në sqarimin e prokurorisë thuhet se rasti i njohur si “Albkings” është trajtuar dhe “vazhdon të trajtohet me prioritetin dhe seriozitetin më të madh” nga ana e prokurorisë dhe prokurores së rastit në fjalë, raporton Klankosova.tv.

    Theksohet po ashtu se masa e paraburgimit kur vendoset ndaj një personi nuk është dënim, por është fazë, e cila sipas prokurorisë, ndërpritet apo largohet kur pushojnë shkaqet për të cilat është caktuar.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë shton se i pandehuri për rastin në fjalë e ka pranuar fajësinë e tij.

    “Në rastin konkret, pas analizimit të provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit, Prokurori i Shtetit ka ardhur në përfundim se kanë pushuar të gjitha kushtet e veçanta që parashihen në nenin 184 të KPPRK-së për vazhdimin e mëtejmë të masës së paraburgimit, ndërsa i pandehuri për veprimet inkriminuese ka pranuar fajësinë duke arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorin e Shtetit. Paraburgimi nuk është dënim për të pandehurin dhe i njëjti duhet të ndërpritet në çdo fazë kur pushojnë shkaqet për të cilat është caktuar”.

    “Masa e paraburgimit dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë janë dy institute ligjore për të cilat kodi i procedurës penale e ka autorizuar Prokurorin e Shtetit që t’i zbatojë atëherë kur përmbushen kushtet ligjore, e për të cilat Prokurori i Shtetit kujdeset çdo herë duke pasur parasysh rrethanat e rastit dhe provat e grumbulluara gjatë fazës së hetimit”, thuhet në njoftim.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit më 17 tetor, i cili është i dyshuar si njëri nga administratorët e grupit në Telegram “AlbKings”, nga i cili po denigroheshin gratë dhe vajzat shqiptare.

    Sipas Gjykatës, të dyshuarit Nevzadi masa e paraburgimit nuk i është zëvendësuar me ndonjë masë tjetër, pasi nuk ka pasur kërkesë nga prokuroria.

    Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”.

    Për rastin e tij kishte raportuar edhe Kiks Kosova, emisioni investigativ në Klan Kosova. Madje, në këtë grup ishin shpërndarë edhe të dhënat personale të autores së emisionit Kiks Kosova, Ardiana Thaçi-Mehmeti. /Klankosova.tv

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tre vjet të qeverisjes së Agim Aliut...
    Lajme23 Tetor 2024
    Dardan Molliqaj nga PSD-ja ka deklaruar se Kryeministri aktual, Albin Kurti do të jetë një lider që një ditë do të sfidohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Këtë javë në Uashington, Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi për të çuar përpara bashkëpunimin strategjik ekonomik...
    Lajme23 Tetor 2024
    Rreziku nuk është vetëm nga konkurrenca. Bizneset kërcënohen shumë edhe nga sulmet që kanë për cak shkatërrimin e të dhënave të tyre,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur lidhur me deklaratën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës, ka nisur të marrë firmat e anëtarësisë si deklarim për nisjen e veprimeve sindikale, nëse...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Gjermania, e cila ka një popullsi të madhe turke, thotë se “solidariteti i saj shkon për miqtë tanë turq”. “Ne dënojmë të...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se ka biseduar me presidentin turk Recep Tayiip Erdogan për sulmin e sotit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.