Një femër në Lipjan ka njoftuar në Polici së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
E, njëjta pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Kurse, më vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Lipjan 24.03.2023-19:05. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online