Çifti i njohur i këngëtarëve, Lind Islami dhe Venera Lumani, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Ata kanë organizuar një ceremoni ku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit.
Një ditë pas dasmës, Lindi dhe Venera kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi nga ahengu.
Ata mund të shihen shumë elegant në dukjen si nuse e dhëndër, me Venerën e cila shkëlqente në vellon e bardhë të nusërisë.
“Përgjithmonë Venera dhe Lind, 07.10.2023”, shkroi këngëtari nga Peja në mbishkrimin e fotografive.