Njohësi i ekonomisë, Musa Limani thotë për Front Online se sikurse Qeveria t’i shfrytëzonte këto mjete dhe mos t’i mbante në konton e saj do të zbutej situata e rëndë sociale dhe ekonomike.
“Sikurse Kosova në realit qeveria t’i shfrytëzonte këto mjete të cilat janë të parapara për zhvillimin ekonomik në infrastrukturë përkatësisht në rrugët të cilat janë nisur dhe normalisht që do të zbuste situatën e rëndë sociale dhe ekonomik dhe njëherit do të ndikonte në kryerjen e këtyre rrugëve të cilat kanë filluar dhe ndër vite janë duke u promovuar”, është shprehur Limani.
Njëjtë sikurse edhe Shatri, edhe Limani thotë se këtyre milionave deri në vitin e ardhshëm do t’u bie vlera.
“Normalisht që do t’iu bie vlera sepse inflacioni me gjasë do të jetë edhe në vitin e ardhshëm prandaj inflacioni zhvlerëson valutën. Mirëpo, një gjë tjetër dihet se nëse këto mjete nuk shfrytëzohen tani këto barten për vitin e ardhshëm, dhe kjo ka efekte të shumëfishta negative mos shfrytëzimi i mjeteve të këtyre fondeve të parapara për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.
Në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar investimet kapitale kapën vlerën prej 128,960,000 euro, deri sa në vitin 2020 ato arritën në vlerën prej 92,530,000 euro./Front Online
Alarm ekonomik/ Shteti i ka 600 milionë € të gatshme, investime kapitale veç 79 milionë €