×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kosova është në situatë të keqe dhe konfuze

    FrontOnline
    02 Prill 2024

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tha në “RTK Prime” se zhvillimi i Kosovës është ndalur dhe se për tri vite vendi ka pësuar shumë humbje në të gjitha dikasteret.

    Duke e quajtur qeverinë Kurti të dështuar, Limaj tha se këto janë edhe arsyet se pse po diskutohet mbajtja e zgjedhjeve.

    “Kosova është ndalur, tash e tri vite vendi ynë është ndalur. Kemi humbur shumë, vështirë është me u kompensu humbja e kësaj kohë për këto vite në të gjitha dikasteret. Ne kemi humbur në planin ekonomik, social, politik, në reforma, në diplomaci, vendi ynë tash e tri vite ka stagnuar tërësisht”, deklaroi Limaj.

    Duke folur për veriun e vendit, Limaj tha se qeveria ka bërë një dramë e cila sipas tij Kosovës i ka kushtuar me gjak, sakrificë, mund, shpenzime, trauma e kosto në arenën ndërkombëtare, dhe në fund ai thotë se po kthehet gjendja e mëpërshme.

    Ai thotë se Kosova është në situatë të keqe dhe konfuze.

    “Ju do ta shihni pas këtyre zgjedhjeve ajo pjesë ka me qenë shumë më keq se ç’ka qenë deri më tani”, tha Limaj teksa foli për veriun e vendit.

    Duke komentuar deklaratat se në letrën e dërguar raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, një nga kushtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është Asociacioni, Fatmir Limaj tha se kryeministri Kurti e ka reduktuar çështjen e Asociacionit që dikur ishte kusht për njohje me Serbinë, e ka reduktuar në anëtarësim në Këshill të Evropës.

    “Dikur Asociacioni ishte një nga kushtet e njohjes reciproke. Keta njërëz çka kanë bërë? Tre njerëzit kryesor të vendit kanë ardhë deri aty sa me reduktu ambicien tonë, sa me shkëmby për anëtarësim në Këshill të Evropës. Do të kishte kuptim zotimit të Asociacionit ajo letër, sikur të ishtë dhënë për anëtarësim në NATO, ose edhe të njohjes së pesë vendeve, ama me shku me reduktu punën deri aty sa Asociacionin e shet për anëtarësim në KiE, tregon debakël”, tha ai.

    Lidhur me raportet e kryeministrit Kurti me partnerët ndërkombëtar, Limaj tha se Kurti nuk ka bërë asnjë rezistencë në thelb të asnjë kërkese të Brukselit dhe se përceptimi i jashtëm se kryeministri po reziston, është gabim.

    “Të gjitha i ka pranuar, dallimi është se i ka pranuar gjoja me njëfar rezistence. I ka prishë marrëdhëniet me partnerët dhe i ka pranuar. Gabim është përceptimi jashtë. Ky ka pranu marrëveshje pa negociim”, deklaroi kreu i NISMA-s.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate mes tjerash ka thënë se ky vit është vit i zgjedhjeve në Kosovë dhe se për këtë, qeveria duhet të jep dorëheqje. Ai potencoi se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse vendi është në vit zgjedhor./RTK

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.