Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar shërim të shpejtë kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i infektuar së fundmi me COVID-19.
“Uroj që Mustafa do ta kaloj me sukses edhe këtë sfidë shëndetësore, këtë virus të përmasave globale, që fatkeqësisht ka prekur edhe shumë qytetarë të Kosovës”, ka shkruar ai.