×
  • Lajme
  • Lajme

    Likaj e Shahini prezantojnë platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniveristar

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, kanë prezantuar sot platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Kjo platformë, ministrja Besa Shahini tha se është online dhe gjenden të gjitha videot e xhiruara nga mësimdhënësit në Kosovë e Shqipëri.

    ” Përveç videove që ekzistojnë, mund të zhvillohet edhe pjesa tjetër e mësimit qe zhvillohet në Kosovë. E mira e kësaj është që të shohim leksionet në të dy vendeve dhe metodologjinë e tyre. Me qëllim të përmirësimit të cilësisë se arsimit të të dy vendeve”, ka theksuar Shahini.

    Ministri Ramë Likaj tha se marrëveshja e cila është përgatitur është në kuadër të bashkëpunimit mes dy ministrave në Kosovë dhe Shqipëri

    “Në kuadër të kësaj marrëveshje është platforma digjitale që dhurohet falas nga ministria e Shqipërisë. Jemi para një sfide të gjitha pra organizimi i mësimit në kushte pandemia. Prindërit dhe mësimdhënësit t’i udhëzojnë fëmijët e tyre që të kujdesin për shëndetin e përgjithshëm. Të gjithë jemi të sfiduar, dhe kemi bërë përgatitjet i pamë edhe sot këtu në shkollë”, është shprehur Likaj.

    E ministrja Besa Shahini, tha se disa shkolla janë hapur në Shqipëri, por që viti i ri shkollor do të fillojë me datën 14 shtator.

    “Jemi të vetëdijshëm që hapja e shkollave do të rrit numrin e të infektuarve. Meqë është me interes kombëtar kthimi në banka shkollor, duhet të jemi të gatshëm që të organizojmë mësimin në kushte shtëpie. Ta shfrytëzojmë këtë moment kaq të vështirë për diçka të mirë për digjitalizimin e mësimit. Kemi të domosdoshme dhe të nevojshme që nxënësit mos te mbesin prapa me mësime”, ka shtuar ajo.

    Ministri Ramë Likaj tha se dje kanë pasur takime me kolegjiumin e DKA-ve dhe kanë vizituar 30 komunat e Kosovës për të parë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas tij, pjesa dërrmuese e tyre përmbushin kriteret për fillimin e mësimit. Tha se nesër do te dalin me një vendim përfundimtar, por që sipas tij pjesa më e madhe e shkollave përmbushin kushtet.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, sot pati bashkëbisedim me qytetarët e Osekur të Gjakovës. Haradinaj njoftoi se nga pritja e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ndonëse është vikend, sot janë vërejtur kolona të mëdha në hyrje të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugët magjistrale në hyrje Prishtinës nga...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka prezantuar punimet që tha se janë bërë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë...
    Të tjera
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2024 kanë trajtuar rastet që lidhen me dukurinë e njohur si “Escorta”....
    Vip28 Dhjetor 2024
    Fitimi dhe Sara kanë pasur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin. Ndër të tjera, Sara dhe Fitimi folën për ushqimin, karrierën dhe...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Erion Veliaj i është përgjigjur përmes një postimi të gjatë në Facebook, kryedemokratit Sali Berisha, i cili nga selia blu deklaroi pak...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me informacion të rëndësishëm sa i përket votuesve të regjistruar jashtë Kosovës. Të gjithë shtetasit e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vendosur sot gurthemelin e një çerdheje në Rekë-Vatë të Kaçanikut. Pavarësisht kësaj...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka dalë me rekomandime për atë se si të parandalohet infektimi me virusin e quajtur “MPOX”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.