Isa Mustafa thotë se lufta për t’i mposhtur pasojat nga Covid 19 është detyrim i të gjithëve dhe falënderon deputetët që ia votuan qeverisë Hoti projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas votimit në parim të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike i ka inkuruajuar deputetët e të gjitha grupeve parlamentare për bashkëpunim, transmeton Front Online.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
Miratimi në lexim të parë i Ligjit për Rimëkëmbie Ekonomike është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia Covid-19.
Uroj deputetët që e votuan.
Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve, pozitës dhe opozitë, nga fakti se nuk kemi dy pandemi, njërën për pozitën e tjetrën për opozitën por një Covid-19 që po i prekë qytetarët pa dallim.
Inkurajoj një bashkëpunim racional të të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë. IM