×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji i ri për tatimin në pronë, Ibrahimi thotë se do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në ngritjen enorme të tij

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt jashtëzakonisht të madh në ngritjen enorme të tatimit në pronë për Prona Komerciale.

    Në tabelë vërehet diferenca e jashtëzakonshme në mes vlerës së faturës e cila iu është dërguar këtë vit dhe vlera minimale e faturës e cila do i shkoj personave të cilët posedojnë Prona Komerciale vitin e ardhshëm.

    “Po e them e kemi kalkuar vlerën minimale të faturës së tatimit në pronë për shkak që norma tatimore mund të rritet edhe më shumë dhe si pasojë mund ta rris edhe faturën e tatimit në pronë. Siç jeni në dijeni, Kryetarët e Komunave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës e kanë kundërshtuar këtë ligj sepse kanë marrë parasysh ngritjen enorme të faturave të tatimit në pronë, ngritje kjo e cila është bërë nga Ministria e Financave përmes ri-vlerësimit të pronës dhe pa asnjë konsultë me komuna. Kjo do ketë pasoja në biznese sepse me normën minimale të tatimit në pronë mund të ngrihet më shumë se 200% apo të dyfishohen faturat për biznese dhe nëse kjo normë do jetë më e madhe, që e lejon ligji, atëherë faturat mund edhe të ngrihen për 300% apo trefishohen por mund edhe të katërshifrohen.  Kjo do të jetë një barrë e madhe për bizneset tona dhe mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik”, tha drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

    “Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe një herë nga niveli qendror të filloj me amendamentimin e këtij ligji në mënyrë që projekt-ligji i Ri të diskutohet me komuna në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij, familjarëve të viktimave në aksidentin fatal në Liqenin e...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, njofton se pas fillimit të operimit të ndërmarrjes Elektrosever Sh.p.k, nga 1 janar 2024, dhe marrjes përsipër...
    Lajme06 Tetor 2024
    Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i vendos interesat e brendshme politike përpara interesave...
    Të tjera
    Sport06 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në futboll, në kategorinë U-15 janë fitues të turneut të “UEFA Development” që u mbajt në Maltë. “Dardanët” kishin...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka takuar ish presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiun dhe atë të Kosovës, Fatmir Sejdiun. Gjatë këtij...
    Lajme06 Tetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 është kthyer në operim pasi ka përfunduar remonti i rregullt vjetor. “Korporata Energjetike...
    Lajme06 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar natën e mbrëmshme si një “natë të kobshme” për vendin, pas...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan- Prishtinë ku kanë mbetur të vdekur tre persona. Atje vetura ka rënë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit. Ai ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.