×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët nga rajoni dhe bota urojnë Vjosa Osmanin

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Presidentja Osmani pranon urime nga Presidenti i Italisë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, si dhe presidentët e Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pranuar telegrame urimi nga presidenti italian Sergio Mattarella, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

    Në urimin e tij, presidentit italian z.Mattarella, ka shfaqur shpresën se nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, Kosova do të jetë në gjendje të bëjë hapa konkret në reforma të brendshme, të cilat e afrojnë me BE-në. Presidenti italian, gjithashtu i ka uruar që bashkëpunimi në mes të Prishtinës dhe Romës të rritet dhe më tej në përputhje me angazhimin italian përkrah Kosovës, me ç`rast ka përmendur pjesëmarrjen domethënëse të Italisë në misionin e KFOR-it.

    Kurse shefi i politikës së jashtme të BE-së, z.Borrell, ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se institucioneve të reja të vendit u mbetet të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të  dialogut.

    Presidenti Meta, ndërkaq në urimin e tij, ka theksuar se Presidentja Osmani do t`i shërbejë më përgjegjshmëri të lartë unitetit në mes të gjithë  qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore.

    Në telegramin e presidentit turk Erdogan, shprehu kënaqshmërinë me për bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Turqisë në sfera të ndryshme, duke shprehur besim të plotë për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

    Homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Presidenti Pendarovski ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Kurse presidenti malazez, Gjukanoviq në telegramin e tij ka thënë se me Presidenten Osmani në krye, Kosova do ta konstituojë një epokë të re për shtetin dhe shoqërinë kosovare. Sipas tij, Mali i Zi do të jetë një fqinj i mirë i Kosovës dhe një partner i përgjegjshëm.

     

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.