×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Liderët botërorë shënojnë 75-vjetorin e Kombeve të Bashkuara

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Udhëheqës nga e mbarë bota e shënuan të hënën 75-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Ky përvjetor u shënua nën hijen e pandemisë së koronavirusit dhe në kohën kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po e sfidojnë efikasitetin dhe solidaritetin e organizatës me 193 vende anëtare.

    Tensionet e gjata mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës e arritën pikën e vlimit për shkak të pandemisë, duke e vënë në pah përpjekjen e Pekinit për ndikim më të madh shumëpalësh në një sfidë për lidershipin tradicional të Uashingtonit.

    Në një goditje të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, presidenti kinez, Xi Jinping, të hënën tha: “Asnjë shtet nuk ka të drejtë të mbizotërojë në çështjet globale, që ta kontrollojë fatin e të tjerëve ose të mbajë privilegje në zhvillim vetëm për vete. Aq më pak, askush nuk duhet të lejohet që të bëjë çfarëdo që dëshiron dhe të bëhet hegjemon, ta ngacmojë apo të bëhet shef i botës. Njëanshmëria është një fund i vdekur”.

    Kjo deklaratë nuk ishte e përfshirë në videon që ai e incizoi për takimin virtual. Ajo u përfshi në një deklaratë më të gjatë, të cilën misioni kinez në OKB tha se ia ka dorëzuar organizatës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Në anën tjetër, zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Cherith Norman Chalet, tha para Asamblesë së Përgjithshme se Kombet e Bashkuara në shumë mënyra janë dëshmuar si eksperiment i suksesshëm, por ka arsye për shqetësim.

    “Kombet e Bashkuara për një kohë të gjatë kanë qenë rezistente ndaj reformave kuptimplota, shpesh u ka munguar transparenca dhe kanë qenë shumë të ndjeshme ndaj agjendës së regjimeve autokratike dhe diktaturave”, tha ajo.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se bota është e lodhur nga vijat përçarëse dhe nga shtetet që fusin përçarje. Sipas tij, bota kërkon rritje të asistencës dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Anëtarësimi në BE një mundësi historike. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se nuk e ka menduar asnjëherë dorëheqjen. Ai tha se zgjedhjet e 11...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot shënohet 24-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, dokument që sipas saj, premtonte...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.